Tuesday, January 31, 2023

Protesta në Iran – Tubimi i pensionistëve në qytete të ndryshme

 Sot në mëngjes, pensionistët në Teheran, Isfahan, Ahvaz, Sanandaj, Kermanshah, Khorramabad, Ilam, Arak, Shush, Shooshtar, Bojnurd, Rasht, Tabriz dhe Mashhad protestuan kundër pagesave të ulëta, mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe kushteve të këqija të jetesës.

Protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit të regjimit në Teheran. Në qytete të tjera, ata u mblodhën jashtë zyrave të Organizatës së Sigurimeve Shoqërore dhe të Pensionistëve. Njëkohësisht, pensionistët e industrisë së çelikut protestuan përpara Fondit të Pensionit të Çelikut në Teheran dhe Isfahan.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti pensionistët që organizuan protesta në 13 qytete për të kërkuar të drejtat e tyre të patjetërsueshme. Ajo tha: “Nën sundimin e mullahëve, në këmbim të një pune të palodhur, kushtet e jetesës së pensionistëve përkeqësohen dita-ditës.” “Regjimi i mullahëve ka vjedhur pagat e pensionistëve dhe punëtorëve.

Të paktën 40 milionë nga popullsia 85 milionëshe e Iranit kanë rënë nën kufirin e varfërisë absolute. E vetmja mënyrë për të rivendosur të drejtat e popullit iranian është përmbysja e regjimit të mullahëve”- theksoi ajo

Teheran – Pensionistët protestojnë jashtë parlamentit të regjimit. Ata brohorisnin “Të burgosurit politikë duhet të lirohen” – 13 shkurt 2022

Teheran – Pensionistët e industrisë së çelikut protestojnë jashtë zyrës së Organizatës së Pensionistëve në Teheran – 13 shkurt 2022