28 dhjetori shënon tre-vjetorin e vargut të parë të protestave të mëdha të Iranit në vitet 2017-2018. Mesazhi thelbësor i kësaj kryengritjeje, ‘ndryshimi i regjimit’ në Iran, ka zgjatur deri më sot, duke treguar kështu dëshirën e vërtetë të popullit iranian. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështesë këtë dëshirë.
Protestat mbarëkombëtare të Iranit nisën në qytetin Mashhad, në veri-lindje të vendit, ku njerëzit protestuan ndaj keqmenaxhimit ekonomik të regjimit, i cili kishte rezultuar në inflacion të shfrenuar, rritje të çmimeve, dhe varfëri.
Protesta shpejt u bë politike, duke përfshirë mbi 190 qytete në mbarë Iranin, me njerëzit që thërrisnin “vdekje diktatorit.” Regjimi u përgjigj duke i shtypur brutalisht njerëzit, duke vrarë me dhjetëra, e duke arrestuar me mijëra. Numri i vdekjeve vazhdon të rritet teksa regjimi ekzekuton ose jep dënime me vdekje për protestuesit e arrestuar. Mostafa Salehi, i ekzekutuar më 5 gusht 2020, ishte dëshmori më i fundit i kryengritjes së 2018-ës.
Gjatë protestave të tyre, iranianët refuzuan çdo mundësi reforme brenda regjimit të mullahëve dhe i dënuan të dy fraksionet e regjimit, të ashtuquajturit “konservatorë” dhe “reformistë.” Protestuesit thërrisnin: “reformist, konservator, loja mbaroi.”