Friday, March 29, 2024

Rrahja Pothuajse Fatale e të Burgosurit Politik në Burgun Evin

I burgosuri politik Afshin Shahsavari

Thirrje që një komision ndërkombëtar hetimi të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit politikë

Të premten, më 25 dhjetor 2020, Afshin Shahsavari, një mbështetës i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) që mbahet si i burgosur politik, është rrahur gati për vdekje në burgun Evin.

Incidenti nisi kur Afshin Shahsavari protestoi ndaj ngacmimit të dy të burgosurve jo-politikë nga rojat e burgut në sektorin e karantinës të pavijonit katër të burgut Evin. Më pas, më shumë se dhjetë roja dhe anëtarë të njësisë së forcave speciale të Evin-it e sulmuan atë, e nxorën me forcën në oborrin e burgut, e hodhën në tokën e mbuluar nga bora, dhe vazhduan ta torturonin e rrihnin brutalisht duke e goditur me çizme. Si rrjedhim, ai pësoi çarje në fytyrë pranë vetullave, gjakosje të hundës, nxjerrje të shpatullës, dhe mavijosje nëpër trup. Sipas një dëshmitari, rojat kishin vazhduar ta rrihnin në mënyrë barbare edhe pse ai i kishte humbur ndjenjat. Më pas e kishin rikthyer në qeli pa asnjë përkujdesje për plagët e tij.

Tre rojat kriminelë të përfshirë në këtë rrahje brutale janë identifikuar si Jalal Mobini, Mehdi Mahmouli, dhe Amrollahi.

Afshin Shahsavari, 38 vjeç, është dënuar me tre vite e gjysëm dhe ka qenë në burg që në mars 2019.

Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, dhe raportuesit përkatës të OKB-së, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, që të marrin masa urgjente për të ndaluar torturimet dhe ekzekutimet në Iran, dhe përsërit thirrjen e saj për formimin e një komisioni ndërkombëtar hetimi i cili të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.