Protesta në Iran
Demonstrata në të paktën 10 provinca, brohoritje “Raisi, Raisi, Vdekje Mashtrimit tënd”, “Vdekje Raisit” dhe “Të Drejtat Tona Mund t’i Fitojmë Vetëm në Rrugë”
Pensionistët e sigurimeve shoqërore u mblodhën dhe marshuan ditën e mërkurë, më 7 qershor 2022, në shenjë proteste për grabitjen e pagave të tyre dhe për mospërfilljen e kërkesave të tyre legjitime nga regjimi. Ata po demonstrojnë për të tretën ditë radhazi, në Teheran dhe në qytete të ndryshme si Yazd, Ahvaz, Zanjan, Arak, Karaj, Kermanshah, Kerman, Rasht dhe Khorramabad.
Në parullat e tyre pensionistët e quajtën rritjen me 10% të pagave të tyre një dredhi të qeverisë Raisi. Ata përsëritën se, duke qenë se shpenzimet janë rritur shumëfish, atyre u është privuar standardi minimal i jetesës.
Duke protestuar jashtë godinave të qeverisjes së provincave dhe qyteteve dhe jashtë departamenteve të sigurimeve shoqërore, pensionistët thirrën slogane të tilla si: “Vdekje Raisit”, “Raisi, Raisi, Vdekje mashtrimit tënd”, “Kaq shumë fjalë nga shteti, por asnjë veprim”, “ Ti, me gjashtë klasa shkollë (d.m.th. Raisi), çfarë u bë me premtimet e tua”, “Të drejtat tona mund t’i marrim vetëm në rrugë”, “Nuk duam një qeveri me gjashtë klasa shkollë”, “Pensionistët vdesin por poshtërimin nuk e pranojnë”, “Qeveria jonë e shtrembër, turpi ynë, turpi ynë” dhe “Na shpëto nga kaq shumë shtypje”.
Njëkohësisht me demonstratat e pensionistëve, qytetarët e Teheranit, të cilëve u ishte vjedhur prona nga kasafortat në degën e universitetit të Bankës Melli, u mblodhën jashtë bankës dhe u mbështetën nga kalimtarët. Forca e Sigurisë së Shtetit (SSF) u përpoq të shpërndante protestuesit duke qëlluar në ajër, por njerëzit iu kundërvunë duke thirrur: “Turp, turp!”
Në Mahshahr, të rinjtë e papunë protestuan jashtë kompleksit petrokimik Amirkabir. Ata thërrisnin: “Ne kërkojmë punë, por na dërgojnë njësinë speciale të SSF-së”.