Protestuesit Iranianë i Kundërvihen Shfaqjes së MOIS Jashtë Gjykatës së Stokholmit ku po Gjykohet Hamid Noury

590

“Vdekje Raisit, Khameneit”, “Mercenar i MOIS, Vrasës, Zhduku!”, “Vrasës i 1988-ës, Gjyqi Yt po Afron”

 

Një numër i madh iranianësh u mblodhën jashtë një gjykate në Stokholm këtë mëngjes duke brohoritur slogane të tilla si “Vdekje Raisit, Khameneit”, “Vrasës”, “Mercenar i MOIS, zhduku!”, “Ambasada e mullahëve duhet të mbyllet”, “Mercenarët duhet të dëbohen”, dhe “Vrasës i 1988-ës, gjyqi yt po afrohet”. Ky tubim ishte në shenjë protest ndaj një ekspozite të ngritur jashtë gjykatës së Stokholmit nga Shoqata famëkeqe Habilian, një degë e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian (MOIS). Njëmbëdhjetë mbështetës të MEK-ut u arrestuan pas përballjes me mercenarët e MOIS jashtë gjykatës ku u mbajt gjyqi i Hamid Noury. Ata u liruan në orën 15:30, me orën e Stokholmit. Një nga të arrestuarit mbeti i plagosur në një përplasje me mercenarët dhe u dërgua në spital nga policia.

Tre mercenarët dhe terroristët e ngarkuar me organizimin e ekspozitës, mbërritën me tre makina, u panikuan nga prania e iranianëve dhe i vendosën disa nga pankartat dhe fotot e tyre në mbrojtje të Hamid Noury-t dhe kundër MEK-ut në një cep të rrugës. Mercenarët e befasuar, të mbrojtur nga policia, mblodhën ekspozitën e tyre para kohe dhe u larguan.

Demonstruesit i bënë thirrje edhe një herë qeverisë suedeze të arrestojë, të ndjekë penalisht dhe të deportojë agjentët dhe mercenarët e MOIS dhe të Forcave terroriste Quds, si dhe t’u heqë atyre shtetësinë dhe pasaportat, pasi misioni i tyre i vetëm është të spiunojnë dhe mundësojnë aktet terroriste. Siguria e refugjatëve në Suedi kërkon një masë të tillë.

Ministria e Inteligjencës e mullahëve është jashtëzakonisht e frustruar dhe e zemëruar me mbështetësit e Rezistencës Iraniane dhe me familjarët e anëtarëve të MEK të vrarë në 1988-ën, të cilët kanë demonstruar gjatë gjyqit të Hamid Noury-t në Stokholm në nëntë muajt e fundit. Protestuesit kanë ekspozuar krimet e regjimit, e veçanërisht Raisin, xhelatin e vitit 1988. Plani frikacak për të shfaqur një ekspozitë jashtë gjykatës të enjten, më 9 qershor dhe të premten, më 10 qershor, nga Shoqata Habilian, ishte një përpjekje për të mbështetur kriminelin Hamid Noury duke i bërë jehonë shpifjeve të pakuptimta nga mediat e mullahëve kundër MEK-ut. Të vetëdijshëm për neverinë e iranianëve ndaj regjimit dhe mercenarëve e kriminelëve të tij, ekspozita u mbajt e fshehtë paraprakisht.

Dje (e mërkurë, 8 qershor), mbështetësit e MEK mësuan për ekspozitën dhe u bënë thirrje iranianëve të përgjegjshëm dhe liridashës që të dalin jashtë gjykatës në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, më 9 qershor, për t’i bërë jehonë mesazhit të martirëve të masakrës së 1988-ës dhe zërit të popullit iranian.