Në rreth 100 qytete në 29 provinca të Iranit u zhvillua një tjetër grevë mbarëkombëtare nga mësuesit iranianë të shtunën, 29 janar 2022.
Greva mbarëkombëtare e mësuesve iranianë vjen në vazhdën e demonstratave dhe protestave të gjera më 2, 11, 12, 13, 23, 28 dhe 13 janar.
Mësuesit iranianë kërkojnë zbatimin e plotë të planit për rankimin e mësuesve, për të marrë paga në masën 80 për qind të pagave që marrin pedagogët e shkencave në universitete. Mësuesit në pension gjithashtu duan që pagat e tyre të balancohen me normën aktuale të inflacionit. Mësuesit kërkojnë edhe lirimin e mësuesve të arrestuar që qëndrojnë në paraburgim.
Greva mbarëkombëtare e mësuesve iranianë do të vazhdojë më 30 dhe 31 janar.