Saturday, July 27, 2024

Mediat Shtetërore të Iranit e Pranojnë se Shtypja Nuk do ta Heshtë Më Shoqërinë

 

 

MEK, NCRI, IRGC, KhameneiProtestat e nëntorit 2019

Për më shumë se katër dekada, regjimi iranian e ka përdorur shtypjen për ta heshtur shoqërinë dhe për të ruajtur pushtetin e vet. Tashmë, mediat dhe zyrtarët shtetërorë e pranojnë se as shtypja e tyre brutale nuk mund t’i pengojë njerëzit që ta përmbysin regjimin.

Politikat e gabuara ekonomike të regjimit, shtypja dhe eksporti e financimi i terrorizmit përmes plaçkitjes së pasurisë kombëtare, dhe tani edhe kriza e koronavirusit me numrin në rritje të vdekjeve, e kanë shndërruar shoqërinë iraniane në një fuçi baruti. Pavarësisht brutalitetit të regjimit gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor, ku u vranë 1500 protestues, njerëzit u derdhën nëpër rrugë në janar pas rrëzimit të një avioni ukrainas pasagjerësh, të qëlluar nga Garda Revolucionare (IRGC). Më pak se një muaj pas këtyre protestave, bojkoti i paprecedent i popullit në zgjedhjet e rreme parlamentare të regjimit tregoi se konflikti i njerëzve me regjimin kishte arritur një pikë të pakthyeshme.

Por, siç shkroi më 13 korrik e përditshmja Mostaghel: “Së shpejti njerëzit do të ulen në tryezë për të ngrënë, dhe dëshpërimi i tyre nga tryeza bosh do t’i bëjë të protestojnë nëpër rrugë.”