Wednesday, February 8, 2023

Lëvizja Protestuese e Iranit Ka Mbijetuar dhe po Del Përsëri në Sipërfaqe

Police car burned down in Iranian uprising in 2019Ka prova të mjaftueshme që tregojnë se trazirat e brendshme po shtohen përsëri në Iran. Siç ka thënë udhëheqësja e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri iranian muajin e shkuar, edhe vetë mediat shtetërore të vendit “e përshkruajnë shoqërinë iraniane si një fuçi baruti që mund të shpërthejë në çdo moment.” Është e sigurt që këto përshkrime do të përsëriten gjerësisht në javët që vijnë, pasi Teherani vazhdon të bëjë thirrje për pjesëmarrje të gjerë publike në farsën e zgjedhjeve presidenciale të qershorit, ndërsa iranianët i kundërvihen asaj që ata e shohin thjesht si një teatër politik të planifikuar për t’i dhënë sistemit teokratik një fasadë demokratike.

“Populli i Iranit dëshiron gjithashtu t’i bojkotojë të ashtu-quajturat zgjedhje presidenciale të ardhshme për shkak se dëshiron një republikë të lirë e të zgjedhur në mënyrë demokratike,” tha Znj. Rajavi në fjalimin e Novruzit.