Saturday, July 27, 2024

Kryengritja në Iran Hyn në Ditën e Saj të 90-të Ndërkohë që Protestat Vazhdojnë Pavarësisht Ekzekutimeve

Iran Protests - December 14, 2022Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit shënon ditën e saj të 90-të të mërkurën, pas një dite protestash në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa publiku reagon me zemërim ndaj ekzekutimeve të fundit të dy protestuesve të arrestuar, Mohsen Shekari dhe Majidreza Rahnavard, në më pak se një javë.

Në disa pjesë të kryeqytetit Teheran, në Mashhad, që është vendlindja e Majidreza Rahnavard, dhe në qytete të tjera, vendasit protestuan nëpër rrugë kundër sundimit të mullahëve dhe kundër këtyre dy ekzekutimeve barbare, të dy nën akuzat e sajuara nga mullahët për “Moharebeh” ose “bërja luftë kundër Zotit.”