Friday, March 29, 2024

Kryengritja ndërkombëtare në Iran – Dita 54

Protesta në Iran-Nr. 118

Vazhdojnë protestat në universitete, përkujtimi i martirëve dhe djegja e simboleve të regjimit

Mëngjesin e sotëm, e martë, 8 nëntor, në ditën e 54-të të kryengritjes mbarëkombëtare, studentët e Fakultetit të Matematikës në Universitetin Melli, Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetit të Shkencës dhe Kulturës në Teheran, Universitetit Allameh, Universitetit Sharif të Teknologjisë, Universitetit Ershad në Damavand, Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Azad në Najafabad, Universitetit Noshirvani në Babol, si dhe studentë dhe profesorë të Universitetit të Shkencave Mjekësore të Kurdistanit organizuan protesta.

 

Studentët thërrisnin: “Studentët e burgosur duhet të lirohen”, “Jemi gati të sakrifikojmë, nuk e durojmë më shtypjen”, “Universitetet janë kthyer në burgje”, “IRGC po humbet forcat – vdekje regjimit”, “Tanke dhe armë”. – nën petkun e liderit (Khamenei)” dhe “Betohemi për gjakun e shokëve tanë – do të qëndrojmë deri në fund”. Studentët e Universitetit Allameh thërrisnin: “Edhe sikur të bjerë gjak nga qielli – studentët e bashkuar të Allameh nuk do të dorëzohen”.

Sot punonjësit e kompanisë Esfahan Steel kanë hyrë në grevë. Banorët e Marivanit u mblodhën për të nderuar Nasrin Qaderin në ditën e tretë të martirizimit të saj duke thirrur “Vdekje Khameneit”. Banorët e Karajit vendosën lule në vendin e martirizimit të Mehran Shekarit. Ai u vra më 3 nëntor në një nga rrugët e Karaj, në perëndim të Teheranit. Në Zanjan, të rinjtë sulmuan një bazë të Basijit me kokteje molotovi dhe në Gonbad Kavous, ata sulmuan zyrën e një deputeti të parlamentit të regjimit dhe i vunë flakën. Në Marivan të rinjtë protestuan duke ndezur zjarr në rrugë.

Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, shkroi në raportin e saj mbi një konferencë për shtyp më 8 nëntor nga Massoud Setayeshi, zëdhënësi i Gjyqësorit, “Lidhur me statistikat më të fundit rreth ngritjes së aktakuzave në Teheran për të arrestuarit e incidenteve të fundit, ai tha, ‘Deri më tani janë ngritur 1024 aktakuza’”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)

8 nëntor 2022