Protesta në Iran-Nr. 120
Greva, demonstrata në ditën e 40-të të masakrës së Zahedanit
Të mërkurën, më 9 nëntor, në ditën e 55-të të kryengritjes mbarëkombëtare dhe në ditën e 40-të të masakrës ndaj besimtarëve në Zahedan, në Provincën Baluchistan, tregtarët e pazarit të qytetit hynë në grevë. Gjithashtu, tregtarët në Kermanshah, Sanandaj, Baneh, Bukan, Saqqez, Tabriz dhe në Pazarin e Mobiljeve në qytezën Vali-e Asr të Teheranit hynë në grevë në solidaritet me bashkatdhetarët e tyre të kominitetit Baluch. Të rinjtë e Sanandaj-it organizuan protesta duke ndezur zjarr në rrugë në mbështetje të Zahedanit.
November 9 – Sanandaj, western #Iran
Locals are on strike and continuing the nationwide protests against the regime on the 55th day of the uprising.#IranRevolution#اعتصابات_سراسری pic.twitter.com/pB2hnsH4br— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 9, 2022
Studentët në Universitetin e Teheranit, Fakultetin e Artit dhe Arkitekturës në Pars Teheran, Kharazmi në Karaj, Fakultetin e Shkencës dhe Kulturës në Teheran, Fakultetin e Inxhinierisë së Tekstileve të Amir Kabir, Universitetin Chamran në Shiraz, Universitetin Azad të Teheranit Perëndimor, Universitetin e Arteve në Tabriz, Universitetin e Shkencave Mjekësore në Bojnoord, Universitetin e Arteve në Isfahan, Shkollën e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban të Universitetit të Isfahanit, Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Teheranit dhe në Fakultetin e Kimisë në Universitetin Kombëtar organizuan demonstrata dhe protesta në ditën e 40-të të masakrës së Zahedanit.
Studentët e Universitetit të Shkencës dhe Kulturës në Teheran thirrën, “Khodanur u vra nga disa agjentë kriminalë” dhe “(Problemi jonë kryesor është se) nuk kemi bukë, nuk kemi shtëpi, por problem është bërë hixhabi”. Khodanur Laja’i është një nga dëshmorët e Zahedanit, i cili u qëllua dhe u plagos dhe më pas vdiq në spital.
Të martën në mbrëmje, më 8 nëntor, natën e 54-të të kryengritjes mbarëkombëtare, njerëzit organizuan demonstrata të natës në Teheran, Karaj, Mashhad, Yazd, Kermanshah, Chalich të Chaharmahal dhe në Bakhtiar dhe Sanandaj. Në disa qytete, njerëzit bllokuan autostradat duke ndezur zjarr. Në Teheran, në rajonin Payambar, të rinjtë organizuan një demonstratë të natës dhe kënduan himnin “O Iran” dhe në Rrugën Jordan thirrën, “Vdekje diktatorit” dhe “Ne nuk duam një sundim fëmijëvrasës”. Në Karaj, njerëzit thërrisnin “Vdekje diktatorit”, “Nuk duam mullahë, nuk duam lider mashtrues, nuk i duam kriminelët e Basij”, “Turp për Khamenein, lëre vendin të lirë” dhe “Turp të keni, lëreni vendin të lirë”.
Në Yazd, të rinjtë i vunë zjarrin një banderole të madhe të Khameneit, dhe në Mashhad, ata njollosën me të kuqe një poster të madh të Qassem Soleimanit dhe nxënëset e shkollave hodhën fotografitë e vëna në kornizë të Khomeinit dhe Khameneit nga maja e urës së këmbësorëve ndërsa thërrisnin, “Vdekje diktatorit.”
Të martën, më 8 nëntor, agjencia shtetërore e lajmeve Mehr në raportimin e vdekjes së një anëtari të forcave paramilitare Basij, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në vrasjet e popullit sirian, shkroi: “Majid Yousefi, një anëtar i forcës Basij nga Astaneh Ashrafieh, u vra të martën në mbrëmje ndërsa merrej me arrestimin e protestuesve”.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)
9 nëntor 2022
November 9 – Mashhad, northeast #Iran
Protesters chanting: "Death to the dictator!"#IranRevolution2022#مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر pic.twitter.com/nA3p65ACiK— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 9, 2022
November 9 – Mahabad, northwest #Iran
Protesters are in control of several districts and continuing the nationwide protests against the regime on the 55th night of the uprising.#IranRevolution2022#مرگ_بر_ستمگر_چه_شاه_باشه_چه_رهبر pic.twitter.com/NTcXrOQcYD— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 9, 2022