Mësimdhënësit që zhvillojnë një tubim proteste jashtë Majlis (parlamentit) të regjimit në kryeqytetin iranian Teheran të hënën, 4 maj 2020
Raportimi nga PMOI / MEK
Irani, 05 maj 2020 — Të hënën, 4 maj, një grup mësuesish nga qytete dhe provinca të ndryshme në të gjithë Iranin u mblodhën në kryeqytetin Teheran dhe mbajtën një tubim proteste jashtë Majlis (parlamentit) të regjimit, sipas Agjensisë shtetrore të lajmeve ILNA.
May 4 – Tehran, #Iran
Teachers rallying outside the regime's Majlis (parliament) & protesting the mullahs' policies that are resulting in the expulsion of many in their field of work.#IranProtestspic.twitter.com/BhTfVF2O7v— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) May 4, 2020
Në Kerman, në Qendrën jugoretë Iranit, mbi 3.500 minatorë dhe punonjës të një miniere lokale të qymyrit filluan grevën edhe një herë të hënën, duke protestuar për shkak se kërkesat e tyre nuk u plotësuan nga zyrtarët e minierës. Këta punëtorë po kërkojnë rritjen e pagave të tyre për të mbuluar rreziqet e punës së tyre, punën e tyre të përkushtuar gjatë kohës që kanë punuar dhe pensionet e tjera profesionale.
Në Ahvaz, punonjësit e bashkisë që po punojnë në zonat e gjelbërta të qytetit mbajtën një tubim të hënën, 4 maj, duke protestuar sepse nuk kishin marrë përgjigje për kërkesat e tyre. Ky tubim u mbajt përballë Zyrës së Guvernatorit të Provincës Khuzestan në Ahvaz, kryeqyteti i Provincës Khuzestan. Këta punëtorë protestues ishin duke u ankuar se nuk morën rrogat e tyre që nga muaji shkurt apo edhe shpërblimet e tyre të Vitit të Ri për vitin e kaluar kalendarik Persian (Mars 2019 deri në Mars 2020).
Punonjësit e Kompanisë Kombëtare të Shpimit të Iranit (NIDC)
Gjithashtu në Ahvaz, punonjësit e Kompanisë Kombëtare të Shpimit të Iranit (NIDC) mbajtën një tubim të hënën në shenjë proteste për dëbimin masiv të shumë kolegëve të tyre. “Deri më sot 100 punonjës të NIDC janë larguar nga puna dhe madje ka plane për të pushuar edhe 500 të tjerë,” tha një protestues.
Punonjësit protestues të NIDC po mbanin parulla në të cilat qe shkruar: “Të na mohosh neve bukën është tamam njësoj si të na presësh kokën”. Ky është tubimi i tretë i rradhës i mbajtur nga punonjësit e NIDC gjatë ditëve të kaluara.
Lexo më shumë:
Punonjësit e Departamentit të Energjisë Elektrike të Provincës Khorasan të Veriut në qytetin Bojnourd, në verilindje të Iranit, duke mbajtur një tubim proteste
Të Martën, 28 Prill, banorët e zonës nga katër fshatra afër qytetit të Qorveh në Provincën e Kurdistanit zhvilluan një miting proteste para minierës lokale të arit Sarigoni dhe bllokuan një rrugë, duke protestuar kundër vendimit për dëbimin e një numri të kolegëve të tyre nga kjo minierë. Raportet tregojnë se 14 minatorë u dëbuan dhe dy vendas që protestuan kundër këtij vendimi u arrestuan nga autoritetet e regjimit.
Të martën, punonjësit e një ndërmarrje ujore të zonës rurale në Provincën Khuzestan, në jug-perëndim të Iranit, mbajtën një tubim në protestë për arsye sepse nuk kishin marrë pagat dhe pensionet e tyre në lidhje me vitin e fundit kalendarik iranian (Mrach 2019 deri në Mars 2020).
Në Tabriz, në veriperëndim të Iranit, një lokalitet dërgoi një raport të martën duke thënë: “Punëtorët kanë qenë në grevë për një javë, duke protestuar kundër rrogave të tyre shumë të ulta. Rreth 50 punëtorë kanë qenë në grevë. Para 20 Prillit, atyre u ishin mbyllur të gjitha zonat dhe të gjithë ishin urdhëruar të qëndronin brenda. Megjithatë, këta punëtorë nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të shkonin në punë, nga lindja e diellit deri në kohën e darkës. Sidoqoftë, ata nuk mund ti duronin më këto kushte. Njëri nga punëtorët tha që ata nuk do të kthehen në punë nëse nuk rriten pagat e tyre. ”