Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit Shkon Mbi 39,500 në 314 Qytete

482

6 maj 2020

Iran: Coronavirus Fatalities Exceed 39,500 in 314 CitiesMbi 39,500 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit, rikthimi i njerëzve në punë e ka dyfishuar numrin e pacientëve brenda katër ditësh

Duke i detyruar njerëzit t’i rikthehen punës, numri i njerëzve të infektuar nga Koronavirusi është rritur në mbarë vendin, dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Rouhani-t është detyruar ta pranojë këtë. Sot, ai shpalli se numri i pacientëve të rinj në 24 orët e fundit ka qenë 1,680, që është më shumë se dyfishi i numrit të datës 4 maj, numër i cili ishte 802, dhe pasojat e kësaj do të shfaqen në javët që vijnë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, televizioni shtetëror transmetoi takimin e Rouhani-t me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë më 4 maj, takim gjatë të cilit ai u përpoq të justifikonte statistikat e rreme të regjimit. “Ka njerëz që nuk e dinë se janë të infektuar; dhe këtë nuk e dinë as spitalet apo qendrat e llogaritjes së shifrave. Kështu që duhet ta pranojmë se numri i pacientëve në të gjitha vendet e botës mund të jetë më i lartë se ç’thonë statistikat e tyre … e njëjta gjë vlen edhe për numrin e vdekjeve … Kur vdes një person (i infektuar me Koronavirus) që ka edhe një sëmundje tjetër, kë duhet ta konsiderojmë si shkakun e vdekjes, sëmundjen tjetër apo Koronavirusin? … Mund t’i bëjmë të dyja, dhe vendet e tjera bëjnë të njëjtën gjë.”

Saeid Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, duke folur në të njëjtin takim, tha, “Pritnim që virusi të frenohej me ngrohjen e motit, por tani provincat tona tropikale, si Khuzestan, Hormozgan, apo Bushehr, po marrin një rritje të kurbës.”

Farhad Abol-Nejadian, president i Universitetit të Shkencave Mjekësore të Khuzestan-it, tha për televizionin shtetëror se, “Për shkak të uljes së distancimit social që nga 11 prilli 2020, kemi patur një kurbë në rritje nga 20 prilli 2020. Numri më i madh i infektimeve është në Ahvaz, Bavi, Dezful, Shooshtar, dhe Karun… Përqendrimi më i madh i shpërthimit të sëmundjes është në rrethinat e qyteteve, ku ka më shumë vështirësi ekonomike dhe të jetesës.”