22 prill 2020
Vendosja e posterave dhe mesazheve të udhëheqjes së Rezistencës
Maryam Rajavi: Entitetet mjekësore dhe financiare të kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC duhet t’i vihen në dispozicion popullit
Ditët e fundit, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin PMOI-në kanë shpërndarë në shumë vende postera, foto dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe të Udhëheqësit të Rezistencës Iraniane Z. Massoud Rajavi, të cilët e nxisin publikun t’u vijë në ndihmë të infektuarve me koronavirus.
Aktivistët kanë shkruar gjithashtu graffiti dhe sllogane në Teheran, Tabriz, Mashhad, Isfahan, Shiraz, Shahriar, Sabzevar, Hamedan, Behbahan, Karaj, Varamin, Mahshahr, Sanandaj, Kazeroun, Kerman, Kermanshah, Qazvin, Khorramabad, Gorgan, Chabaksar, dhe Saveh.
Disa nga slloganet përfshijnë: “Ushtria e të uriturve përpara drejt kryengritjes dhe revoltës,” “Qendrat e IRGC duhet të shkatërrohen,” “Fitorja kërkon njëqind herë më shumë përpjekje,” “Massoud Rajavi: Të gjitha asetet e IRGC, ushtrisë, dhe qeverisë duhet t’i jepen popullit,” “Populli iranian është i vendosur t’i çrrënjosë Gardën Revolucionare dhe Bassij,” “Maryam Rajavi: Entitetet e kontrolluara nga Khamenei dhe IRGC, lehtësirat mjekësore dhe financiare duhet t’i vihen në dispozicion popullit,” “Duhet të zhduken mullahët që të mos ketë më koronavirus, “Për sa kohë që ekziston IRGC kriminale, errësira e mullahëve do të vazhdojë,” ” Maryam Rajavi: Pas kaq shumë dhimbjesh e vuajtjesh, pranvera e lirisë do të vijë,” ”Lavdi Rajavi-t, Poshtë Khamenei.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 prill 2020
Teheran-20 prill 2020
Shiraz-20 prill 2020 Qytete të ndryshme-20 prill 2020 Teheran-20 prill 2020
Teheran-16 prill 2020
Teheran-16 prill 2020 16 prill 2020 Qytete të ndryshme- 16 prill 2020
Qytete të ndryshme- 17 prill 2020
17 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020 Qytete të ndryshme- 18 prill 2020
18 prill 202019 prill 2020
19 prill 2020