22 prill 2020
Ish Kryekomandanti i IRGC, Jafari: E kthejmë rrezikun e Koronavirusit në një mundësi, ka viruse edhe më të rrezikshme në shoqëri të cilat nuk janë të prekshme
Sot, Hassan Rouhani, i irrituar nga ekspozimi i gënjeshtrave të tij, përsëriti retorikën e tij të tepruar e mburracake: “Pse duhet të kërkojmë për të meta dhe t’i zmadhojmë vazhdimisht? Ka plot kanale satelite që e bëjnë këtë, s’është nevoja për individë të brendshëm.” Rouhani shtoi: “Një pakicë e vogël i marrin udhëzimet nga jashtë vendit, dhe fatkeqësisht këta (individë të brendshëm) përsërisin atë çfarë u thuhet dhe veprojnë si zëdhënës për të huajt. Ata janë skeptikë për statistikat, trajtimin, dhe progresin e vendit, si dhe për efikasitetin e sistemit, dhe ditë e natë mundohen t’i bindin të tjerët.”
Në një zhvillim tjetër, sot, Gjeneral Major Mohammad Ali Jafari, ish-kryekomandanti i IRGC-së, përsëriti se regjimi dëshiron ta “kthejë rrezikun e koronavirusit në një mundësi.” Ai tha për agjencinë e lajmeve të IRGC-së, Fars, “Duhet ta marrim seriozish këtë ushtrim dhe ta përdorim si eksperiencë sepse në shoqëri ka koronaviruse të tjera më të rrezikshme të cilat nuk janë të prekshme dhe nuk i ndiejmë. Duhet aftësi për ta përdorur këtë mundësi.”
Më herët, më 11 prill 2020, Lideri i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi kishte deklaruar se për Khamenei-n, “Çdo vdekje është një mundësi e një bekim.”
Mohammad Hossein Ghorbani, zëvendës komisioner i shëndetit në parlamentin e regjimit dhe përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë në Gilan, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim: “Heqja e kufizimeve mbi trafikun ndër-provincial është e rrezikshme dhe katastrofike. Nëse nuk merren masat e duhura, fillimi i një kulmi të ri nuk është larg realitetit.”
Ndërkohë, Mohammad Alikhani, kreu i Komisionit të Transportit në Këshillin e Qytetit të Teheranit, tha për të përditshmen shtetërore Shahrvand se 317 shoferë taksish janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 19 kanë humbur jetën.