Thursday, March 28, 2024

Iran: Pensionistët Zhvillojnë Tubime e Protesta Mbarëkombëtare në 20 Qytete

“Nuk do të pushojmë deri sa t’i fitojmë të drejtat tona,” “Bashkimi është e vetmja mënyrë për të fituar të drejtat tona,” “Kombi nuk ka parë kurrë kaq shumë padrejtësi”

Mëngjesin e të dielës, 21 shkurt 2021, pensionistët që jetojnë me të ardhurat nga sigurimet shoqërore zhvilluan tubime për të tretën javë rresht në Teheran dhe 19 qytete të tjera për të protestuar kundër pensioneve të vogla në raport me hiperinflacionin dhe çmimet në rritje të cilat ua kanë bërë jetën të papërballueshme. Krahas Teheranit, këto protesta u zhvilluan edhe në Tabriz, Arak, Isfahan, Rasht, Mashhad, Kermanshah, Ahvaz, Yazd, Khorramabad, Ilam, Qazvin, Karaj, Bojnurd, Neyshabur, Shushtar, Dezful, Shush, Sari, dhe Ardabil.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur pensionistët e varfër që janë ngritur e kanë protestuar për të drejtat e tyre dhe, duke thënë se, për sa kohë që ky regjim i korruptuar e plaçkitës të jetë në pushtet, varfëria, diskriminimi, inflacioni, çmimet e larta dhe papunësia do të vazhdojnë e do të intensifikohen.

گردهمایی اعتراضی کارگران کارخانه «هپکو» در کنار اداره تأمین اجتماعی