Friday, March 29, 2024

Iran: Pensionistët Protestojnë për të Tretën Herë nga Fillimi i Vitit të Ri Pers në 27 Qytete (20 Provinca)

Pensionistët pushtojnë Zyrën e Sigurimeve Shoqërore në Tabriz

 

“Kemi dëgjuar shumë gënjeshtra, nuk do të votojmë më,” “Vetëm duke dalë në rrugë do t’i fitojmë të drejtat tona”

Të dielën, më 11 prill 2021, në tubimin e tretë mbarëkombëtar që nga fillimi i vitit të ri pers (20 mars 2021), pensionistët protestuan kundër shtypjes së regjimit klerikal, kushteve të rënda të jetesës, pagave të ulëta, dhe çmimeve jashtëzakonisht të larta të cilat e kanë bërë të pamundur për ta dhe familjet e tyre të mbijetojnë, në Teheran e në 26 qytete të tjera.

Në Teheran, pavarësisht pranisë së dendur të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), protesta dhe më pas demonstrata janë zhvilluar përpara godinës së Parlamentit të regjimit, ndërsa në qytete të tjera, përpara degëve të sigurimeve shoqërore. SSF i bllokuan pensionistët dhe sulmuan këdo që përpiqej të bënte video, në mënyrë që të mos i lejonin njerëzit t’i bashkoheshin tubimit dhe të parandalonin përhapjen e lajmeve për protestën.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka thënë: Protestat mbarëkombëtare të pensionistëve plot dinjitet reflektojnë thirrjet protestuese të të gjithë iranianëve për të fituar të drejtat e tyre të plaçkitura nga regjimi pushtues e i korruptuar i mullahëve. Ky regjim e ka çuar dëm pasurinë kombëtare dhe frutin e punës së punëtorëve përmes plaçkitjeve, luftënxitjes, programeve bërthamore e të raketave, dhe shtypjes së popullit. Znj. Rajavi i nxit të gjithë iranianët, sidomos të rinjtë e guximshëm, që të tregojnë solidaritet dhe mbështetje për kërkesat e drejta të pensionistëve. Ajo shton se, për sa kohë që diktatura e mullahëve të mbetet në pushtet, papunësia, inflacioni, korrupsioni, padrejtësia, dhe diferencat klasore do të përkeqësohen gjithnjë e më shumë.