“Vota jonë është për ndryshim regjimi, jo diktaturës fetare, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike”
Gjatë javës së fundit, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës kanë vendosur postera e afishe dhe kanë shkruar graffiti në vende publike në qytete të ndryshme të Iranit, duke bërë thirrje për bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Publiku i ka mirëpritur këto veprimtari, të cilat janë zhvilluar në zona të ndryshme të Teheranit, si dhe në Isfahan, Karaj, Ahvaz, Abadan, Mashhad, Shiraz, Rasht, Tabriz, Zanjan, Kermanshah, Sonqor, Saveh, Kerman, Bijar dhe Neyshabur, etj.
Slloganet në afishe e graffiti ishin frymëzuar nga mesazhet e Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, dhe bënin thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të diktaturës fetare. Këto sllogane përfshinin: “Maryam Rajavi: Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është një tjetër JO kumbuese drejtuar diktaturës fetare, e cila ua ka vjedhur të drejtën për një republikë demokratike,” “Maryam Rajavi: Farsës së zgjedhjeve presidenciale i mungon legjitimiteti tek populli iranian,” “Jo vrasësve të 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019, jo farsës së zgjedhjeve,” “Massoud Rajavi: Jo diktaturës fetare, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike,” “Massoud Rajavi: Vota jonë është për ndryshim regjimi dhe për bojkot të farsës së zgjedhjeve,” “Massoud Rajavi: Bojkoti mbarëkombëtar nga populli iranian i farsës së zgjedhjeve të ardhshme është ana tjetër e medaljes së kryengritjeve popullore,” “Massoud Rajavi: Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike.”
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK – “Massoud Rajavi: Vota jonë është për ndryshim regjimi dhe për bojkot të farsës së zgjedhjeve,” – 4-9 prill 2021















