Thursday, March 28, 2024

Iran: Mediat Shtetërore Nënvizojnë Mundësinë e një Kryengritjeje Tjetër

IRGC Political Deputy: Scope of Recent Uprising Greater Than 2009, 2018 Seditions.

Mediat shtetërore të Iranit të dielën dhe të hënën pohuan faktin që regjimi e ka shkatërruar ekonominë e Iranit dhe jetën e popullit, dhe paralajmëruan për një tjetër trazirë shoqërore. Iranianët tashmë përballen me një inflacion të shfrenuar, çmime tepër të larta, dhe me krizën e koronavirusit.

“Pasoja më e dëmshme e rritjes së inflacionit është ulja graduale e fuqisë blerëse të njerëzve, si dhe rritja e numrit të njerëzve që, me këtë inflacion të lartë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën, bëhen çdo vit e më të varfër,” shkruante e përditshmja shtetërore Etemad të hënën. Etemad paralajmëron menjëherë zyrtarët e regjimti se “ulja e vazhduar dhe e shpejtë e fuqisë blerëse të popullit është si një bombë me sahat. Nëse nuk e ndalojmë në kohën e duhur, nuk do ta dimë se sa do ta dëmtojë shpërthimi i saj sistemin.”

Ndërkohë që regjimi i mullahëve dhe apologjetët e tij fajësojnë sanksionet për për të gjitha krizat ekonomike e shoqërore të Iranit, mediat shtetërore e refuzojnë këtë pretendim. “Ekonomia e Iranit ka rënë viktimë e oligarkisë gjatë këtyre dekadave të fundit,” shkruante e përditshmja shtetërore Setareh Sobh të hënën. “Qeveria është ende në shërbim të të njëjtës oligarki, dhe nëse kjo rrugë nuk ndryshohet, situata në Iran do të përkeqësohet në të ardhmen,” shton Setareh Sobh.

Iranianët po përballen edhe me valën e katërt të shpërthimit të Covid-19. Sipas lëvizjes së Rezistencës Iraniane, mbi 256,500 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri. Numri i viktimave po rritet për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit lidhur me Covid-19 dhe refuzimit të mullahëve për të siguruar vaksina të besueshme.