Saturday, February 4, 2023

Gjykata e Teheranit merr në konsideratë të dënojë 5 persona me prerje gjymtyrësh për vjedhje

 

amputation

Paditësit në çështjen e “vjedhjeve seriale” nga shtëpitë e Teheranit perëndimor, kanë kërkuar prerje gishtash për pesë të akuzuarit, shkruan një agjenci shtetërore iraniane lajmesh.

ROKNA thotë se këta pesë persona po gjykohen nga Dega e 10-të e Gjykatës Penale të Teheranit. “Grupi me pesë anëtarë” është akuzuar për vjedhje në 22 shtëpi.

Të dyshuarit i kanë pranuar disa nga vjedhjet por kanë mohuar të kenë vjedhur nga 22 shtëpi. Sipas raportit, tetë paditësit kanë thënë në gjykatë se nëse këta persona nuk do të mund t’i kthejnë sendet e vjedhura, atëherë ata do të kërkojnë ndëshkimin maksimal, i cili është prerja e gishtave sipas ligjeve të Republikës Islamike.

Regjimi iranian i dënon rregullisht iranianët me prerje të gishtave për vjedhje.

Në janar, një deputet i lartë iranian pati thënë se duhet të jepen dënime me prerje gishtash për “hajdutët e sendeve të vogla” në mënyrë që të vihet nën kontroll krimi. Kjo ndërkohë që e theksoi edhe vetë se arsyeja prapa shtimit të vjedhjeve është inflacioni dhe papunësia e lartë në Iran.