Saturday, July 27, 2024

Iran: Kryengritje dhe protesta në qytete të ndryshme për te tretën natë radhazi.

Protesta e Iranit kundër çmimeve në rritje – nr. 2

Kryengritje dhe protesta në qytete të ndryshme për të tretën natë radhazi

Njerëzit këndojnë “Vdekje Khameneit”

Për të tretën natë radhazi, njerëzit e revoltuar dolën në rrugë, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe politikave plaçkitëse të regjimit klerikal në shumë qytete, duke përfshirë Khorramabad, Ardabil, Borujerd, Dehdasht, Dorud, Shahinshahr, Junqan, Farsan, Cholicheh në Chaharmahal dhe Bakhtiari, të premten në mbrëmje me 13 maj 2022. Në shumë prej këtyre qyteteve  demonstruesit brohorisnin, “Vdekje Khamenei”.

Në Shahinshahr, të rinjtë e tërbuar i vunë zjarrin një ndërtese shtetërore pranë stacionit të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF). Në Borujerd, njerëzit demonstruan në rrugët e qytetit duke brohoritur, “armët, topat, tanket dhe mullahët duhet të shkojnë”. Të rinjtë i rezistuan sulmeve të forcave represive duke thirrur:- turp të keni. Në Ardabil, të rinjtë sfidues u përleshën me agjentët represivë dhe vazhduan të protestojnë, pavarësisht sulmeve të tyre. Në shumë qytete, si Borujerd, Dorud dhe Farsan, forcat represive të regjimit hapën zjarr për të shuar kryengritjet e popullit.

Agjencia zyrtare e regjimit e lajmeve  IRNA, pranoi kryengritjen në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve në qytete të ndryshme, duke përfshirë Teheranin, Dezful, Andimeshk, Dorud, Izeh, Yasuj, Junqan dhe Fashafuyeh, e shkroi: -Andimeshk në provincën Khuzestan, dëshmoi duke brohoritur parrulla kundër rritjes së çmimeve, si dhe gjuajtje me gurë ndaj agjentëve të zbatimit të ligjit.