Friday, September 13, 2024

Grevat e reja nga punëtorët iranianë të industrisë petrokimike përbëjnë rrezik sigurie për regjimin

iran protests petrochemical workersSkena të punëtorëve në grevë në objekte të ndyshme petrokimike të Iranit – 25 prill 2022

Në komplekse të shumta petrokimike të qyteteve të ndryshme të Iranit, punëtorët nisën greva të reja të hënën, më 25 prill, duke protestuar për pagat e tyre të ulëta dhe duke kërkuar kushte më të mira pune. Këto masa të fundit rezultuan në ndaljen e plotë të punës në komplekse petrokimike si ai i Bushehr. Punëtorët protestues fajësojnë zyrtarët dhe kontraktorët e tyre për mospërmbushjen e premtimeve të mëparshme. Ditët e fundit, protesta të ngjashme janë raportuar nga qytete të tjera, duke përfshirë Asaluyeh, në Iranin jugperëndimor.

Shumë punëtorë ankohen për mungesë të sigurisë së punës dhe çdo protestë ndaj kushteve degraduese të punës bën që kontraktorët t’i dëbojnë nga burimi i vetëm i të ardhurave për ta. Kjo ndodh madje edhe për kërkesa të thjeshta si për ofrimin e procedurave të sigurisë në mjediset e rrezikshme të punës.

Iran oil & petrochemical workers launch new protests, strikes

Racionet e ushqimit janë shumë të vogla dhe cilësia është e dobët, pushimet janë të shkurtra dhe konviktet e tyre nuk kanë ajrosjen e duhur pavarësisht vapës përvëluese prej 40 deri në 50 gradë Celsius të verës. Dhe si të mos mjaftonte kjo, këta punëtorë paguhen shumë pak pavarësisht punës shumë të mundimshme në një mjedis të tillë.

Kontraktorët refuzojnë të respektojnë madje edhe rritjen e pagave të miratuara nga Këshilli i Lartë i Punës i regjimit, duke ngritur dyshimin se këta kontraktorë janë të lidhur me zyrtarë të regjimit ose të paktën me persona të brendshëm të regjimit. Ajo që i bën këto rrethana edhe më befasuese është fakti i pamohueshëm që industria petrokimike është me vlerë strategjike për Iranin dhe regjimin në pushtet.

Ky raund i fundit protestash dhe grevash u nxit nga një deklaratë e lëshuar nga Këshilli Organizativ i Protestave të Punëtorëve me Kontratë të Naftës, që i përshkruante kontraktorët si “plaçkitës” dhe u bënte thirrje punëtorëve të bashkoheshin.