Tuesday, October 3, 2023

Demonstrata, Protestat e Natës në Teheran, Semirom, Sanandaj, Isfahan në Natën e 107-të të Kryengritjes

Të shtunën, më 31 dhjetor, në ditën e 107-të të kryengritjes, protestat e përhapura në Semirom që nisën në mëngjes, vazhduan deri në mbrëmje me thirrjet “Vdekje Khamenei”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA, më 31 dhjetor, Marrëdhëniet me Publikun e IRGC-së në provincën Isfahan njoftuan se “pas trazirave sonte në Semirom, një nga mbrojtësit e sigurisë u vra nga kriminelë të armatosur anti-revolucionarë”.

Në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë Shahinin Jugor, Teheran Parsin dhe Punak, thirrjet “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje diktatorit” jehonin nga ndërtesat.

Të rinjtë në Sanandaj, në solidaritet me demonstratat në Javanrud, organizuan protesta të natës dhe bllokuan rrugën e forcave shtypëse duke djegur goma.

Në Isfahan, të rinjtë mbajtën një peotestë natën duke brohoritur “Vdekje Khamenei” dhe “Vdekje regjimit në tërësi”. Të rinjtë sfidues në Qom i vunë zjarrin një pankarte që përshkruante imazhin e Qassem Soleimani, Komandantit të vdekur të forcës Quds, në përvjetorin e vdekjes së tij. Në Ahvaz, protestuesit varën një pankartë ku shkruhej “Vdekje diktatorit”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS)