Arrestimi i dhunshëm i një vajze adoleshente në Teheran të shtunën, vetëm pse po luante në park me shoqet e saj, ka shkaktuar indinjatë publike në Iran.
Në një video që po shpërndahet gjerësisht në platformat e mediave sociale, një agjent me veshje civile i Forcave të Sigurisë së Shtetit kap një vajzë të re, e cila thuhet se është 15 apo 16 vjeç, dhe e shtyn me dhunë në makinën e policisë. Shoferi dhe të gjithë agjentët e tjerë ishin me veshje civile.
Gjithsej, pesë të rinj e të reja janë janë arrestuar nga agjentë me veshje civile në një park Tehranpars më 22 qershor thjesht pse po luanin me pistoleta uji, sipas dëshmitarëve.
Të rinjtë ndodhen ende në polici, por të habit fakti se si ata mund të akuzohen për refuzim të urdhrave të policisë apo për përplasje me agjentët e policisë në një kohë kur agjentët nuk kanë qenë me uniformë.