Saturday, September 7, 2024

Hidhet poshtë dezinformimi kundër opozitës së Iranit

Nxitja e propagandës së regjimit iranian siç është quajtja e opozitës demokratike si terroriste dhe akuzimi i deputetëve si mbështetës të terrorizmit, është e papranueshme

BRUKSEL, 13 prill 2018. Njoftim për shtyp i lëshuar sot nga zyra e Deputetit Gérard Deprez. Kryetari i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Evropian:

Pas kryengritjes së fundit në Iran, liderët e lartë të “Republikës Islamike të Iranit”, si udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, pohojnë haptazi rolin e opozitës, PMOI (ose MEK) në udhëheqjen e protestave mbarëkombëtare.

Pra, nuk është një sekret i madh që kjo lëvizje opozitare do të ishte subjekt i një represioni brutal në Iran dhe i një fushatë masive dezinformuese në nivel ndërkombëtar. Për shumë vite, opozita iraniane ishte futur në lista të ndryshme terroriste në vendet perëndimore me urdhër të Teheranit. Pas një lufte të gjatë ligjore dhe politike, PMOI fitoi të gjitha vendimet  gjyqësore në Gjykatën e Lartë Britanike dhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe u hoq nga këto lista të zeza nga BE në fillim të vitit 2009. Një vendim i ngjashëm në Uashington DC detyroi Sekretaren e Shtetit të SHBA ta hiqte atë përcaktim në Shtetet e Bashkuara në 2012. Etiketa terroriste për vite ka qenë një instrument në duart e regjimit të Iranit për të shtypur opozitën edhe jashtë vendit.

Irani më pas e përqendroi vëmendjen e tij në eleminimin e disa mijëra anëtarëve të PMOI-t që ishin në Kampet Ashraf dhe Liberty në Irak. Parlamenti Evropian miratoi disa rezoluta dhe Deklarata me shkrim në mbështetje të të drejtave të anëtarëve të PMOI në Irak që nga 2009. Pas një fushate masive ndërkombëtare, të gjithë disidentët iranianë arritën të largoheshin nga Iraku nën mbikëqyrjen e OKB dhe të vendoseshin kryesisht në Shqipëri në 2016.

Ky transferim dhe vendosje u bë me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe partive opozitare. UNHCR viziton në mënyrë të rregullt refugjatët atje dhe të gjitha pretendimet për mbajtjen e njerëzve në një kamp kundër vullnetit të tyre janë krejtësisht të rreme dhe pa bazë. Disa europarlamentarë i kanë vizituar ata në Shqipëri gjatë 2 viteve të fundit.

Pra, u tronditëm tepër nga një takim i organizuar më 10 prill nga zonja Ana Gomes dhe Patricia Lalonde në Parlamentin Evropian me titull “Kërcënimi i MEK-ut në Shqipëri”, në të cilin përdoret keqinformimi për të minuar statusin e refugjatëve iranianë në Shqipëri. Shumë deputetë nga grupe të ndryshme politike nënshkruan një deklaratë të përbashkët proteste për këtë fushatë demonizimi kundër opozitës iraniane (shih bashkangjitur).

Më tronditëse ishin deklaratat e bëra nga këto dy deputete, që në mënyrë të rreme etiketonin PMOI-n si një “organizatë terroriste” dhe duke akuzuar kolegët e tjerë për mbështetje të terrorizmit.

Kjo është me të vërtetë një fyerje ndaj nesh dhe shumë kolegëve të mi dhe një shpifje e qartë. Është interesante të theksohet se sot vetëm regjimi iranian e quan këtë opozitë si “terroriste”.

Unë dhe kolegët e mi, të cilët rregullisht mblidhemi në Parlamentin Europian si grupi joformal i Miqve të një të Irani të Lirë, nuk kemi asnjë kundërshtim për të tjerët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre të ndryshme ose të kundërta lidhur me teokracinë qeverisëse në Iran dhe opozitën e saj. Megjithatë, përsëritja dhe promovimi i propagandës së regjimit iranian siç është etiketimi i opozitës demokratike si terroriste dhe akuza ndaj nesh dhe shumë politikanëve evropianë si mbështetës të terrorizmit, është mjaft e papranueshme.

Në përfundim duhet të shtoj se është shumë e papërgjegjshme dhe imorale për politikanët e zgjedhur evropianë që të përhapin keqinformime kundër refugjatëve të pambrojtur iranianë, të cilët për vite me radhë janë persekutuar dhe vrarë me urdhër të mullahëve në Iran.

Gérard Deprez MEP

Kryetar, Miqtë e një Irani të Lirë