Intensifikohen në Iran Protestat e Punëtorëve Ndaj Përkeqësimit të Kushteve të Jetesës

386

Nga Shamsi Saadati

Një grup punëtorësh të kompanisë petrokimike Tondgooyan në portin Mahshahr të provincës Khuzestan, u grumbulluan të hënën përpara zyrave qendrore të kompanisë në protestë ndaj kushteve të punës.

Mbi 150 punëtorë me kontratë të Kompleksit Petrokimik Shahid Tondgooyan në Mahshahr kërkuan shërbime mirëqenieje, sipas një raporti nga agjensia shtetërore e lajmeve ILNA. Ata kërkuan gjithashtu ndryshimin e statusit të punësimit të tyre në këtë kompani nga ‘punëtorë me kontratë’ në ‘punonjës’.

Një nga punëtorët e kompleksit petrokimik u përpoq të kryente vetëvrasje në fabrikë javën e shkuar si protestë ndaj kushteve të punës së tij, por e shpëtuan.

Punëtorët iranianë e dinë se varfëria dhe shtypja janë pasoja direkte të sundimit të mullahëve, dhe kjo është arsyeja pse, kur kanë dalë në rrugë për të kërkuar pagat e humbura, kanë bërë thirrje edhe për fundin e këtij regjimi. Vetëm në 2018-ën, punëtorët organizuan mbi 1,865 protesta. Ja përse regjimi i shtyp protestuesit dhe ka arrestuar dhjetëra aktivistë të punës e unionistë të profesioneve.