Sunday, February 5, 2023

Artikulli i Ri Ekspozon Abuzimin e Regjimit Iranian me MEK

Nga Mohammad Sadat Khansari

Ambasadori amerikan Lincoln J. Bloomfield Jr., një ish-zyrtar i mbrojtjes dhe politikës së jashtme i cili u ka shërbyer tre presidentëve në Pentagon, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit, ka publikuar një artikull të ri akademik mbi regjimin iranian dhe trajtimin që ai i ka bërë grupit kryesor të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose MEK).

Artikulli, i titulluar ‘Ajatollahët dhe MEK–Operacioni i Shkërmoqur Iranian i Influencës’, tregon historinë e vërtetë e tronditëse të vendimit të mullahëve për të sulmuar tubimet paqësore politike të MEK në qershor 1981.

Në këtë artikull, Bloomfield thotë se sulmi i regjimit mbi MEK-ët më 20 qershor 1981 ka qenë çasti më “i mbushur me implikacione afat-gjata” në historinë moderne të Iranit, edhe më shumë se kriza e pengjeve në 1979-ën. Sipas tij, atë ditë, hapësira politike e Iranit “u shua” pasi regjimi iu drejtua gjakderdhjes.

Por pse do të donin mullahët ta shkatërronin opozitën e tyre? Sepse regjimi ishte i kërcënuar nga të drejtat demokratike të cilat MEK-ët i mbronin dhe nga mbështetja masive publike që ata po merrnin.

Bloomfield shkruan: “E vërteta është se mullahët dhe mbështetësit e tyre, pasi e kishin sjellë në pushtet revolucionin iranian, përfunduan duke e tradhëtuar atë. Ata e arritën pushtetin me pushkë, dhe që nga ajo ditë fatale në qershor të vitit 1981, ata janë mbështetur tek forca vdekjeprurëse dhe frikësimi, jo tek vullneti popullor, për ta ruajtur atë.”

Ivan Sascha Sheehan, profesor i asociuar dhe drejtor ekzekutiv i Shkollës së Punëve Publike dhe Ndërkombëtare në Kolegjin e Punëve Publike të Universitetit të Baltimore, shkruan në parathënie: “[Bloomfield] paraqet zbulime befasuese dhe dokumenton prova bindëse se opozita e organizuar e Republikës Islamike të Iranit, Mojahedin-e-Khalq (MEK), dhe parlamenti i saj në mërgim, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), janë portretizuar në mënyrë të pavërtetë në Uashington për vite të tëra. Një shqyrtim i kujdesshëm i fakteve e mbështet këtë konkluzion dhe tregon një histori shumë të ndryshme nga ajo që ka treguar Teherani dhe që është dëgjuar shumë shpesh në Uashington.”

Dhe ai nuk është aspak i vetmi lider i lartë që e lavdëron këtë artikull.

Michael B. Mukasey, ish Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, shkruan: “[Bloomfield] vret të paktën gjashtë gënjeshtra lidhur me MEK…Këto akuzime nisin nga ato të çuditshmet—se MEK promovon ekstremizmin e rrënjosur në mënyrë të pakuptimtë si tek komunizmi ashtu edhe tek Islami—e shkojnë deri tek pretendimet për dhunë kundër amerikanëve dhe popullit iranian.”

Gjenerali James L. Jones, USMC (Ret.), ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, shkruan: “Politika jonë e ‘mos-veprimit’ ka shkaktuar dëme të mëdha për autoritetin tonë moral kombëtar mbi çështjet e të drejtave njerëzore, duke mundësuar në mënyrë të heshtur masakrimin e hapur (por jo të raportuar sa duhet) të qindra grave e burrave të pafajshëm nën urdhërat e qeverive iraniane dhe irakene, e gjitha kjo me shpresën e gabuar e të rreme se persekuktimi i MEK-ëve do të krijonte favor në sy të regjimit në Iran… Për diplomatët dhe liderët tanë të zgjdheur, duhet të jetë lexim i detyrueshëm.”

Louis J, Freeh, ish-drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, shkruan: “Nuk ka patur asnjë bazë të besueshme faktike apo ligjore për vënien e MEK-ut në listën e FTO-ve në vitin 1997… MEK ka shpëtuar jetë ushtarake amerikane të panumërta në Irak, dhe është falenderuar e lavdëruar nga liderët e lartë ushtarakë të Amerikës.”

Bloomfield ka shkruar gjithashtu ‘Mujahedin-e Khalq (MEK)–Të Prangosur nga një Histori e Shtrembëruar’ në 2013-ën, ku tregohet historia e grupit të formuar për t’iu kundërvënë Shahut në vitet 1960.
Artikulli është i disponueshëm përmes Kolegjit të Punëve Publike të Universitetit të Baltimore. Së shpejti do të bëhet e disponueshme edhe një kopje në farsi.