Sunday, February 5, 2023

Studentët, Banorët e Zemëruar Zhvillojnë Protesta në Iran

Të mërkurën, studentët e Universitetit Iranian të Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran protestuan kundër rregullave të dallimit gjinor që imponohen nga regjimi në bibliotekën qendrore të universitetit.

‘Patrullat anti-ves’ të regjimit iranian u përpoqën por dështuan në parandalimin e protestës dhe në shpërndarjen e studentëve.

Studentët u grumbulluan përpara bibiliotekës për të protestuar ndaj planit të autoriteteve për të ndërtuar një mur që do ta ndajë bibliotekën në pjesë të veçanta për meshkujt dhe femrat.

Autoritetet e universitetit më në fund u dorëzuan dhe u zotuan se do ta ndanin bibliotekën në tre seksione për femra, meshkuj dhe për të dyja gjinitë.