Sunday, February 5, 2023

Vëllezërve Afkari u ndalohen telefonatat; kanë 7 muaj në izolim

Afkari brothers

Nga e majta në të djathtë: Navid, Vahid dhe Habib Afkari

 

Vahid dhe Habib Afkari, vëllezërit e protestuesti dhe kampionit të mundjes tashmë të ekzekutuar, Navid Afkari, kanë shtatë muaj që janë të burgosur në burgun Adel Abad të Shirazit në Iranin jug-perëndimor.

Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut, vëllezërit janë mbajtur në seksionin “Ebrat” apo “Paralajmërues,” që në shtator 2020, kur u ekzekutua Navidi. Seksioni Ebrat njihet gjithashtu si seksioni “i mbyllur” ku të burgosurit nuk lejohen të komunikojnë me botën e jashtme.

Pavarësisht lutjeve të familjes së tyre që ata të transferohen në seksionin e të burgosurve politikë, ata vazhdojnë të mbahen në Ebrat, ku e kanë të ndaluar komunikimin dhe trajtimin mjekësor. Ndonjëherë në Ebrat dërgohen të burgosurit e dënuar me vdekje përpara implementimit të dënimit të tyre.

Më 30 mars, Saeed Afkari, një tjetër vëlla i të burgosurve, shkroi në Twitter se ishte takuar me Habibin dhe Vahidin për herë të parë me rastin e Novruzit.

“U takova për herë të parë me Habibin dhe Vahidin me rastin e Novruzit. Ata vazhdojnë të mbahen në izolim, dhe u ndalohen telefonatat e trajtimi mjekësor”.