Wednesday, February 8, 2023

Forcat e Inteligjencës arrestojnë protestuesin e plagosur në Iranin jugor

Rashed Torkamani

Rashed Torkamani, i cili ishte plagosur nga forcat e shtetit në një port të Iranit jugor, është arrestuar pasi kishte shkuar në një spital për trajtimin e plagëve.

Agjentët e inteligjencës e arrestuan Rashed Torkamani dje kur ai po largohej nga një spital në Bandar Abbas dhe e transferuan në një vend të panjohur.

Forcat marinse hapën zjarr mbi hamajtë e etnisë Baluch më 12 mars, duke vrarë një person të identifikuar si Mehdi Raisi në qytetin Sirik, pranë Ngushticës së Hormuzit në jug të Iranit.

Forcat e sigurisë qëlluan gjithashtu edhe mbi banorët që ishin mbledhur për të protestuar ndaj të shtënave fatale në Portin Kuhestak. Rashed Torkamani ishte plagosur në këmbë nga këto të shtëna.

Sipas një burimi të informuar, “Rashed kishte shkuar në Bandar Abbas për të trajtuar këmbën e plagosur, por u arrestua sot nga agjentët e inteligjencës pas largimit nga spitali.”

“Gjendja e këmbës së plagosur të Rashed-it është shumë e rëndë dhe ai mund të infektohet nëse nuk merr trajtim mjekësor,” shton burimi.

Familja e Rashed-it është shumë e shqetësuar për gjendjen dhe vendndodhjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet iraniane arrestojnë protestues të plagosur.

Më 25 shkurt, forcat e sigurisë në Iranin jug-lindor i nxorën me dhunë nga një spital disa protestues të plagosur Baluch. Banorët vendas kanë pesë ditë që protestojnë që kur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) hapi zjarr mbi hamajtë Baluch më 22 shkurt në Saravan.