Saturday, July 27, 2024

Përvjetori i Protestave të Iranit: Është e Domosdoshme që Komuniteti Ndërkombëtar t’i Kërkojë Llogari Regjimit për Krimet e Tij

Children Killed During Iran Protests in November 2019Fëmijët e Vrarë Gjatë Protestave të Iranit në Nëntor 2019

15 nëntori shënon njëvjetorin e protestave madhore të Iranit të cilat i shkundën themelet e regjimit. Kryengritja e nëntorit ndodhi pothuajse një vit pas protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran. Pavarësisht përhapjes së gjerë të kryengritjeve, regjimi i mullahëve është tmerruar më shumë nga roli udhëheqës i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) gjatë të dy kryengritjeve.

Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei e pranoi rolin e MEK në janar 2018, kur kryengritja ishte ende në kulmin e saj. Në atë kohë, ai pati thënë se MEK kishte “planifikuar për muaj të tërë” që ta krijonte lëvizjen, ndonëse komentet e tij kishin për qëllim ta shpjegonin spontanitetin e supozuar të kryengritjes, e jo ta vlerësonin Rezistencën për fuqitë e saj organizative.

Në 1988-ën, regjimi kreu një masakër sistematike ndaj të burgosurve politikë, gjatë së cilës anëtarët dhe mbështetësit e MEK përbënin shumicën e 30,000 viktimave. Që atëherë, Teherani është përpjekur vazhdimisht ta demonizojë MEK-un, duke shpërndarë idenë e gabuar se nuk ekziston asnjë alternativë tjetër e vlefshme përveç regjimit klerikal, në mënyrë që të justifikojë mbajtjen e pushtetit prej tij.

Regjimi iranian e ka përdorur politikën e paqësimit të ushtruar nga qeveritë perëndimore për të vazhduar me fushatën e demonizimit kundër MEK-ut dhe për t’i goditur paralelisht disidentët brenda dhe jashtë Iranit. Me fjalë të tjera, politika e paqësimit ka justifikuar shkeljet e të drejtave njerëzore dhe terrorizmin e regjimit, të cilat shkojnë krah për krah me fushatën keqinformuese të mullahëve.

Kryengritja e janarit 2018 tregoi dëshirën e popullit për ndyrshim regjimi dhe theksoi rolin e MEK në shoqëri. Përgjigjja e menjëhershme e regjimit ndaj kësaj kryengritjeje përfshiu të qëlluarit për vdekje të dhjetëra protestuesve paqësorë nga forcat e sigurisë, si dhe rreth një duzinë shembujsh ku aktivistët e burgosur torturohen për vdekje. Arrestime të tjera të shumta rezultuan në ndjekje penale dhe dënime me vdekje. Masa të tilla shtypëse e kanë ndjekur komunitetin e aktivistëve gjatë gjithë 2018-ës – një periudhë protestsash lokale të shpërndara të cilës udhëheqësja e opozitës, Znj. Maryam Rajavi, i është referuar si “një vit plot kryengritje.”