Wednesday, February 8, 2023

Iran: Infermirët dhe punëtorët protestojnë kundër vonesës në dhënien e pagave

Infermierët e Iranit nuk marrin pagë të mjaftueshme ndërkohë që u shtohen orët e punës

Ndërkohë që kriza e Covid-19  vazhdon e shfrenuar në mbarë Iranin, infermierët jo vetëm që përballen me probleme shëndeti dhe punë stresuese, por mezi arrijnë edhe të plotësojnë nevojat më bazë të tyre. Dhe qeveria nuk po merr asnjë masë për ta zbutur presionin.

Të martën, një grup infermierësh në provincën Bushehr mbajtën një tubim, për të protestuar ndaj vonesës së rrogave dhe bonueseve të papgauara.

Infermierët protestues thanë se gjatë krizës së Covid-19, bonuest u janë ulur në vend që të rriteshin. Në të njëjtën kohë, shumë infermierë nuk kanë marrë ende asnjë bonus lidhur me Covid-in, gjë që është bërë normë në vendet e tjera.

Vlen të përmendet që infermierët e sektorit privat në këtë provincë kanë gjithashtu rroga të papaguara për muaj të tërë. Disa nuk i ka në marrë rrogat që në fillim të krizës së Covid-19 në fund të shkurtit.