Për popullin e Iranit, viti 2021 përfundoi ndërkohë që situata e të drejtave të njeriut po përkeqësohet në mënyrë drastike. Raporti i mëposhtëm hedh dritë mbi mënyrën se si teokracia në pushtet rriti shtypjen në çdo aspekt të jetës për të ruajtur kontrollin e saj mbi pushtetin.
Raporti vjetor i Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran është burimi kryesor për këtë përmbledhje.
Shoqëria e Trazuar e Iranit dhe Formacioni i Ri i Pushtetit të Regjimit
Në vitin 2021, njerëz nga të gjitha sferat e jetës zhvilluan protesta të përditshme në të gjithë Iranin. Përveç kësaj, pati të paktën tre protesta të rëndësishme në tre provinca, Isfahan (në qendër), Khuzestan (në jugperëndim) dhe Sistan e Baluchistan (juglindje). Këto protesta treguan gjendjen gati për të shpërthyer të shoqërisë iraniane.
Për të ruajtur kontrollin, Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, vendosi të shtrëngojë radhët. Në qershor 2021, Khamenei përzgjodhi Ebrahim Raisi, një dhunues famëkeq të të drejtave të njeriut, si president të regjimit. Ai gjithashtu emëroi Gholam-Hossein Mohseni Ejei në krye të Gjyqësorit. Ejei është një kriminel i pamëshirshëm, i cili ka shërbyer si zëvendës i Raisit kur ky i fundit ishte kreu i gjyqësorit nga viti 2019 deri në vitin 2021.
Në vitin 2020, Khamenei emëroi gjithashtu ish-komandantin e Forcave të Sigurisë Shtetërore, Mohammad Bagher Ghalibaf, si Kryetar të një parlamenti të manipuluar. Treshja Raisi, Ejei dhe Ghalibaf kanë vetëm një qëllim: intensifikimin e atmosferës së terrorit dhe represionit për të mbytur çdo formë kundërshtimi. Ky formacion i ri i pushtetit pasqyron gjithashtu paranojën e regjimit përballë kryengritjeve të pritshme të popullit dhe kërcënimit ekzistencial që ato paraqesin për mbijetesën e regjimit.
Shtypja e dhunshme e protestave në muajt e fundit dhe rritja e numrit të ekzekutimeve që nga qershori 2021, janë dëshmi e përkeqësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Iran, nga njëra anë, dhe pasqyrojnë dëshpërimin e mullahëve në pushtet nga ana tjetër.
Iran: Protestat Mbarëkombëtare të Mësuesve
Protestat në Iran dhe shtypja e tyre nga regjimi
Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin në vitin 2021 për shkak të krizave ekonomike dhe sociale që mundojnë vendin. Tre protesta të mëdha zgjatën deri në disa javë. Më 22 shkurt 2021, protestat shpërthyen në provincën Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit, pas vrasjes nga forcat e sigurisë të regjimit të dhjetëra hamajve të varfër që transportonin karburant. Më 23 shkurt, megjithë praninë e madhe të forcave të sigurisë së regjimit, banorët e qytetit Saravan u ngritën dhe u përleshën me forcat shtypëse të regjimit. Ata gjithashtu sulmuan selinë e guvernatorit.
Si kundërpërgjigje, forcat e regjimit iranian hapën zjarr ndaj vendasve të paarmatosur, duke vrarë të paktën 40 protestues dhe duke plagosur 100 të tjerë.
Më 15 korrik, protestat filluan në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, për shkak të mungesës së madhe të ujit dhe politikave shkatërrimtare të regjimit që kanë krijuar krizën e ujit. Protesta,e cila fillimisht ishte thjesht kundër mungesës së ujit, mori shpejt ngjyrime politike, pasi turmat e njerëzve filluan të thërrisnin parulla kundër regjimit, duke bërë thirrje për përmbysjen e regjimit. Forcat shtypëse hapën zjarr mbi protestuesit e paarmatosur. Njerëzit në disa qytete të tjera anembanë Iranit mbajtën protesta në solidaritet me popullin e Khuzestanit.
Më 26 nëntor, pas ditësh të tëra protestash në shkallë të gjerë, forcat e sigurisë së regjimit sulmuan fermerët dhe banorët në Isfahan, të cilët kërkonin të drejtën e tyre për ujë për vaditje. Forcat e sigurisë përdorën fishekë manovre, duke i qëlluar njerëzit kryesisht në sy. Për pasojë, shumë protestues, kryesisht të rinjtë, humbën shikimin.