Tuesday, January 31, 2023

Heshtja ndaj masakrës së 1988-ës e ka lejuar regjimin e Iranit t’i vazhdojë krimet kundër njerëzimit

Khavaran Cemetery in southern Tehran, mass graves believed to hold many of those political prisoners, executed in 1988 massacreVarrezat Khavaran në Teheranin jugor, varre masive ku besohet se gjenden shumë nga të burgosurit politikë të ekzekutuar në masakrën e 1988-ës

Gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran, forcat shtypëse Basij të Gardës Revolucionare vranë mbi 1,500 protestues të paarmatosur, duke përfshirë 19 fëmijë, brenda vetëm tre ditësh nëpër rrugë.

Informatat e marra nga brenda Iranit tregojnë se shkalla e masakrës është shumë më e rëndë dhe torturimet e ekzekutimet vazhdojnë ende ndaj protestuesve të arrestuar gjatë kryengritjes.

Por kjo nuk është një tragjedi që ndodhi brenda një nate, apo një jave apo muaji. Trajtimi brutal i protestuesve iranianë është rezultat i faktit që regjimi ka mbi katër dekada që gëzon pandëshkueshmëri për krimet e tij kundër njerëzimit.

Më tronditësi nga këta krime është masakra e mbi 30000 të burgosurve politikë iranianë në verën e 1988-ës, që shënon këtë javë 32-vjetorin. Në atë kohë, lideri suprem i atëhershëm i regjimit Ruhollah Khomeini nxori një fatwa për t’i spastruar të gjitha burgjet nga kundërshtarët e regjimit. Brenda vetëm pak javësh, autoritetet iraniane gjykuan dhe ekzekutuan mbi 30,000 të burgosur në mbarë Iranin, shumica e të cilëve ishin mbështetës dhe anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Trupat e viktimave i varrosën në varre masive e të pashënuara, për të fshehur provat e këtij akti brutal.

Kjo masakër nuk është hetuar kurrë nga komuniteti ndërkombëtar, dhe autorët e saj nuk janë vënë kurrë para drejtësisë. Kjo mungesë interesi nga komuniteti ndërkombëtar për t’i kërkuar llogari regjimit për krimin e tij kundër njerëzimit vetëm sa i ka nxitur zyrtarët iranianë që të vazhdojnë të përdorin shtypjen, torturën dhe ekzekutimin si mjetet kryesore për mbajtjen e pushtetit.