Sunday, September 8, 2024

Ekspertët e OKB-së për të drejtat njerëzore paralajmërojnë për censurimin e internetit në Iran

UN Human Rights experts warn about internet censorship in IranJavaid Rehman, Raportues Special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran; Irene Khan, Raportuese Speciale për të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes; dhe Alexandra Xanthaki, Raportuese Speciale në fushën e të drejtave kulturore, paralajmërojnë për projektligjin e regjimit iranian për censurimin e internetit

Në një letër, tre ekspertë të OKB-së për të drejtat e njeriut, paralajmëruan për pasojat e projektligjit të regjimit iranian për censurimin e internetit. Nënshkruesit, Javaid Rehman, Raportues Special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran; Irene Khan, Raportuese Speciale për të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes; dhe Alexandra Xanthaki, Raportuese Speciale në fushën e të drejtave kulturore, paralajmëruan se ky ligj i ri do ta izolonte efektivisht vendin nga interneti global.

“Ky projekt-ligj përfaqëson një hap shqetësues drejt konsolidimit të një muri dixhital në Iran. Ai do të kufizojë më tej informacionin në një mjedis ku liria e shprehjes dhe të drejtat e tjera themelore janë tashmë shumë të kufizuara. Ai gjithashtu ndërhyn në të drejtën e individëve për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe për të patur akses në burimet kulturore,” thanë ekspertët.

Letra vjen një javë pasi një nënkomitet në Majlis (parlament) miratoi projekt-ligjin për Të Drejtat e Përdoruesve të Hapësirës Kibernetike, i cili zgjeron kufizimet ekzistuese për aksesin në internet. Sipas draft tekstit për projektligjin, regjimi do të bllokojë aksesin në ato pak platforma të mediave sociale që janë ende të aksesueshme në Iran, do t’i detyrojë kompanitë e teknologjisë të respektojnë rregullat e vendosura nga Këshilli i Suprem i Hapësirës Kibernetike, organi që mbikëqyr censurimin e internetit, dhe do t’u kërkojë firmave teknologjike që të bashkëpunojnë me regjimin në lidhje me survejimin dhe censurimin. Projektligji kriminalizon gjithashtu përdorimin e rrjeteve private virtuale (VPN).

Autoritetet iraniane refuzuan t’i përgjigjeshin një letre tjetër që ekspertët e të drejtave të njeriut kishin shkruar në vitin 2021, ku ngrihej alarmi për pasojat e bllokimit të aksesit në internet në Iran.