Thirrje Unioneve të Mësuesve dhe Arsimtarëve që ta Mbështesin Kryengritjen e Mësuesve në Iran
Mëngjesin e të shtunës, 11 dhjetor 2021, mësues dhe arsimtarë në 110 qytete anembanë Iranit, në të paktën 30 provinca të vendit, organizuan një protestë kundër kushteve të rënda të jetesës dhe pagave të ulëta. Sipas thirrjes së mësuesve, këto tubime do të vazhdojnë të dielën dhe të hënën, më 12 dhe 13 dhjetor.
Gjatë protestës së tyre, mësuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Mësuesit ngrihen për t’i dhënë fund diskriminimit”, “Poshtërimi i mësuesve është i barabartë me poshtërimin e kombit”, “Grevat, tubimet, unionet janë të drejtat tona të patjetërsueshme”, “Zbatimi i plotë i Aktit të Renditjes është e drejta jonë e patjetërsueshme”, “Lironi mësuesit e burgosur”, “Mësuesit janë vigjilentë dhe e urrejnë diskriminimin”.
Përvoja e katër dekadave të fundit ka vërtetuar se, për aq kohë sa sistemi i korruptuar dhe kriminal i velayat-e-faqih të ketë pushtetin në Iran, varfëria, korrupsioni, çmimet e larta, padrejtësia dhe represioni do të intensifikohen.
Vetëm me përmbysjen e këtij regjimi kriminal dhe vendosjen e demokracisë do të marrin fund këto mizori. Rezistenca Iraniane përshëndet mësuesit dhe edukatorët liridashës që janë ngritur në mbarë vendin dhe i bën thirrje popullit, veçanërisht studentëve, t’i mbështesin ata. Rezistenca gjithashtu nxit të gjitha unionet e mësuesve, arsimtarëve dhe studentëve që ta dënojnë diskriminimin dhe shtypjen e mësuesve dhe studentëve në Iran dhe t’i mbështesin kërkesat e tyre.