Gruaja Shtatzënë Vetëvritet për Shkak të Varfërisë në Iran

995

 Një grua shtatzënë ka vdekur pasi i ka vënë zjarrin vetes në Kermanshah të Iranit, si rezultat i varfërisë ekstreme në një tjetër rast të krizës ekonomike që po e vret popullin iranian.

Gruaja 30-vjeçare, e identifikuar si Fereshteh Kahrarian, dhe partneri i saj u lagën me gazolinë e më pas i vunë zjarrin vetes të mërkurën, më 6 mars.

Foshnja, e cila ka marrë të djegura, u hoq e gjallë nga mitra e së ëmës por po mbahet në një inkubator. Edhe babai ka mbijetuar pavarësisht plagëve të rënda.

Sipas komitetit të grave të NCRI-së, ky rast i trishtë nuk është aspak hera e parë që dikush vetvritet për shkak të varfërisë në Iran:

  • Mars:

o Leila Ramazani, 24, nga Salas-e Babajani, vdiq në spital pasi i kishte vënë zjarrin vetes. Ajo la pas bashkëshortin dhe një fëmijë një vjeç

o Parisa Nazari, 25, nga Sarpol-e Zahab, vari veten, duke lënë pas dy fëmijë.

  • Shkurt:

o Shab-bou Bayazid Panah, nga një fshat në Mashad, vari veten

o Sargol Azizi, 44, nga Javanrood, vari veten

o Pershang Karimi, një 22-vjeçare shtatzënë nga Sarpol-e Zahab, vari veten

o Një nënë e re nga Kermanshah vari dy djemtë e saj – Ali-Reza, 6, dhe Amir-Abbas, 3, para se të varte veten

  • Nëntor e Dhjetor: Të paktën 16 kryen vetëvrasje për shkak të varfërisë dhe vështirësive të rënda ekonomike
  • Tetor: Një baba vrau bashkëshorten dhe vajzën 9-vjeçare me një armë përpara se të vriste veten
  • Shtator: Një grua në Ilam kreu vetëvrasje duke marrë pesticide, ndërsa i shoqi bëri të njëjtën gjë pasi iu tha se nuk kishte shpresë për shërimin e së shoqes
    Vetëvrasjet në Iran janë rritur në mënyrë dramatike gjatë këtyre 40 viteve, duke përfshirë të gjitha rracat, moshat, klasat shoqërore dhe gjinitë, por ndihen më shumë në provincat e varfra nga gratë dhe të rinjtë. Kjo është një “katastrofë humanitare” dhe një “epidemi”.

Uebsiti shtetëror Khabar Online ka raportuar se vetëvrasjet janë shtuar me 66% tek gratë dhe 71% tek burrat në periudhën 2011-2015, ndërkohë që janë shumë të larta gjithashtu edhe tek të rinjtë, por organizatat përkatëse shpesh refuzojnë t’i publikojnë statistikat.

Vetëm në 2017-ën, më shumë se 3,300 gra u vetëvranë në Iran, sipas Mohammad Mehdi Tondgooyan, Zëvendës Drejtori për Punët e Rinisë në Ministrinë e Sporteve dhe Rinisë.

Tondgooyan tha se kjo përbën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të vetëvrasjeve, i cili është 4,992. Kjo do të thotë se çdo ditë nëntë gra kanë kryer vetëvrasje.

Megjithatë, është e mundshme që shifrat e vërteta të jenë shumë më të larta nisur nga mungesa e transparencës së Regjimit dhe mos-regjistrimi i saktë i të dhënave.