Friday, September 13, 2024

Gjibraltar: Nuk Kemi Ndonjë Plan të Afërt për ta Liruar Anijen Cisternë të Regjimit Iranian

 

Shkruar nga Amir Taghati 

Të martën, një zyrtar i lartë në Gjibraltar i mohoi raportet se cisterna iraniane e kapur pranë territorit britanik do të lirohet.

Zyrtari tha se raporti se anija cisternë Grace 1 do të largohet të martën, i publikuar nga agjensia e lajmeve Fars e regjimit iranian, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), është i “pavërtetë.”

Ai foli për Associated Press me kusht anonimati në përputhje me rregullat e qeverisë.

Zëvendës-kryetari i Organizatës Detare dhe të Porteve të regjimit iranian, Jalil Eslami, tha të martën se Britania po mendonte ta lironte anijen Grace 1 pas një shkëmbimi dokumentash, raporton Reuters.

Kjo cisternë u kap muajin e shkuar në një operacion të Flotës Mbretërore Britanike pranë Gjibraltarit, në pikën jugore të Spanjës. Anija dyshohet se po shkelte sanksionet e Bashkimit Europian mbi dërgimin e naftës në Siri, dhe kapja e saj i thelloi tensionet ndërkombëtare në Gjirin Persik.

Qeveria e Gjibraltarit thotë se po mundohet ta “ulë përshkallëzimin” e situatës lidhur me Grace 1.

Gjykata Supreme e Gjibraltarit do të zhvillojë një seancë dëgjimore mbi këtë çështje të enjten.