EDITORIAL: Kundërshtarët e Regjimit Iranian Marshojnë për Liri në Kryeqytetin Suedez

707

Më pak se një javë pas një konference ndërkombëtare pesë-ditore të zhvilluar në Ashraf 3, në Shqipëri, ku jetojnë anëtarët e lëvizjes kryesore opozitare iraniane, Muxhahedinët e Popullit, të njohur edhe si Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK), mijëra kundërshtarë të regjimit iranian marshuan në Stokholm pasditen e së shtunës, duke thirrur në mbështetje të demokracisë dhe lirisë në Iran. Ky ishte një nga tubimet më të mëdha të mbajtura nga iranianët në Suedi vitet e fundit.

Pjesëmarrësit në mbledhjet e tubimet në Shqipëri theksuan praninë e një alternative të arsyeshme e të aftë e cila qëndron e gatshme të marrë frenat pas përmbysjes së regjimit klerikal. Ish-Kryebashkiaku i New York City Rudy Giuliani foli në Fox News të premten për raportet mbi kapjen e një cisterne britanike në ujërat e Omanit në Gjirin Persik nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian. Ai foli gjithashtu me detaje për alternativën demokratike ndaj regjimit klerikal, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Mujahedin-e Khalq (MEK). Ai përmendi mbresa dhe vëzhgime personale të marra nga Ashraf 3, duke theksuar se ato e forcojnë pikëpamjen e tij për faktin se përmbysja e mullahëve po afrohet.

Agresionet dhe aventurizmi i regjimit në Gjirin Persik, si dhe kapja e një anijeje cisternë britanike, kanë pushtuar faqet e para kudo në botë. Edhe pse fati i eksporteve të naftës përmes Gjriit Persik dhe luftënxitja e regjimit në rajon kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, këto zhvillime mbulojnë arsyen e vërtetë prapa veprimeve dhe sjelljes së regjimit.

Rezistenca e organizuar brenda vendit dhe zgjerimi i shpejtë i Njësive të Rezistencës të MEK-ut në qytete të ndryshme janë burimi kryesor i ankthit të regjimit. Liderët dhe zyrtarët e tij u referohen të rinjve që “drejtojnë e organizojnë protesta e greva kundër ‘sistemit’ gjatë ditëve dhe gjatë netëve u vënë flakën posterave të zyrtarëve (të regjimit) nëpër rrugë e shëtitore.” Kjo është ajo që i frikëson për vdekje mullahët dhe është diçka së cilës i jepet jehonë jashtë vendit përmes protestave të gjera të komunitetit të iranianëve të mërguar.

Organizatorët e protestës së Stokholmit, ashtu si në tubimet e mëdha të mëparshme në Uashington, Berlin e Bruksel gjatë javëve të fundit,  thonë se aksioni i tyre është një reflektim i kryengritjeve që po ndodhin brenda Iranit. Vërshimi i iranianëve në kryeqytetet e rrugët perëndimore tregon se, pavarësisht agresionit të regjimit në rajon dhe në Gjirin Persik, duke përfshirë konfrontimin e tij me SHBA-në e vendet e tjera, fati i regjimit në Teheran e në qytetet e tjera iraniane do të vuloset përmes përballjes së tij rrënjësore me popullin iranian.