Viti i Ri Akademik në Iran: Një Portretizim i Amplifikimit të Krizave Shoqërore

628

iranian-teachers-protests-25092021-min

Viti shkollor në Iran filloi më 23 shtator. Si çdo event tjetër kombëtar, nisja e vitit akademik 2021 në Iran tregoi se sa të thella janë krizat shoqërore në vend nën regjimin e mullahëve.
Viti akademik nisi me qindra protesta në mbarë Iranin nga mësues dhe akademikë për shkak të kushteve të vështira të jetesës së tyre. Në Teheran dhe në shumë qytete të tjera të Iranit, mësuesit kanë zhvilluar protesta përpara ministrisë së arsimit dhe zyrave të qeverisë. Këto protesta erdhën pas një raundi tjetër protestash mbarëkombëtare që ishin zhvilluar të shtunën.

Mësuesit iranianë protestojnë kundër politikave shkatërrimtare të regjimit, faktit që ai nuk e ka implementuar kategorizimin e mësuesve mbi bazën e numrit të viteve të eksperiencës dhe arsimimit të tyre, refuzimit për t’i rritur rrogat e tyre të vogla për t’iu përshtatur inflacionit në rritje, dhe refuzimit për t’ua paguar mësuesve rrogat dhe pensionet në kohë.

Gjatë këtyre demonstratave, mësuesit thërrisnin:

  • “Zyrtarët japin premtime boshe.”
    • “Mësuesit më mirë vdesin sesa ta pranojnë poshtërimin.”
    • “Mësuesit pensionistë reflektojnë situatën e mësuesve të punësuar.”
    • “Punonjësit e arsimit janë zgjuar dhe nuk i durojnë më gënjeshtrat.”
    • “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen.”

Në një deklaratë të bërë me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Këshilli i Koordinimit të Mësuesve Iranianë vuri në dukje situatën e mjerueshme të mësuesve dhe nënvizoi kërkesat e tyre.

“Qeveria dhe Parlamenti janë të detyruar ta miratojnë këtë nismë. Nëse kjo nismë miratohet dhe implementohet, baza ligjore për rrogat e mësuesve do të jetë të paktën 80 përqind e rrogave të pedagogëve, sepse mësuesit dhe pjesëtarët e bordeve të fakulteteve duhet të marrin rroga të barabarta,” lexon deklarata. Është e vërtetë që regjimi i ka futur duart në xhepat e mësuesve duke i mbajtur rrogat e tyre në një nivel të ulët. Pragu i varfërisë në Iran është 120 milion rial (rreth $437 në muaj). E megjithatë, shumë mësues marrin 35 milion rial, që do të thotë se ata paguhet rreth 1,300 euro në vit.