
“mungesa e artikujve dhe çmimet tepër të larta nuk po largohen. Dje, ashtu si ditët e tjera këto shtatë muaj të fundit, njerëzit po rrinin në radhë të gjata për të blerë mish pule,” shkruante të mërkurën shtetërorja Vatan-e Emrooz.
“Pakënaqësia e popullit vitin e fundit është rritur për shkak të shumë arsyeve. Populli po vuan nga probleme të shumta ekonomike, politike, kulturore dhe shoqërore,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman të enjten.
“Në dhjetor 2019, Hossein Salahvarzi, Zëvendës President i Dhomës iraniane të Tregtisë dhe Industrisë, e renditi Iranin të 119-in në botë bazuar në një raport global që krahasonte vendet e ndryshme sipas 9 treguesve të mundësive të biznesit, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, lirive individuale, dhe cilësisë së qeverisjes,” shton e përditshmja Arman.
“Sipas grafikut zyrtar të Bankës Qendrore, inflacioni në 2018-ën ka arritur në 31.2%, ndërsa në 2019-ën 41.2%. Sipas raportit të fundi nga Ministria e Ekonomisë, inflacioni i deklaruar në 2020-ën e ka kaluar shifrën 44%,” shkruante të premten agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.





