Thirrje për të Dënuar Politikat Anti-punë të Regjimit dhe Shkeljet e Rënda të Ligjeve dhe Standarteve Ndërkombëtare
Gazeta shtetërore Etemad shkroi më 2 gusht: “Nga 22 maji deri më 31 korrik, tetë punëtorë i kanë vënë flakën vetes, sepse nuk siguronin dot jetesën. Raportet tregojnë se largimet nga puna, pushimet nga puna, kontratat e pazgjidhura të punës, kërkesat e paplotësuara dhe pamundësia për të siguruar jetesën ishin shkaqet e vetëdjegjes së punëtorëve.
Shfrytëzimi dhe plaçkitja e punëtorëve shtohet çdo orë nën sundimin e mullahëve. Dy vjet më parë, e përditshmja shtetërore Resalat raportoi më 14 prill 2020, “Nga ekzaminimi i 20 kompanive zbuluam se ato kishin një fitim neto prej një kuadrilion në një vit”. Mund të imagjinohet se si jetët e qindra punëtorëve janë shkatërruar nga pronarët e këtyre kompanive, që nuk janë askush tjetër veçse lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei, dhe mullahët e tjerë në pushtet.
Komiteti i Punës i NCRI i bën thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe organeve të tjera përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha sindikatave në mbarë botën që të dënojnë politikat anti-punë të mullahëve në pushtet dhe shkeljen e rëndë dhe sistematike të ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare që lidhen me punëtorët.