Iran: Çmime që Kapin Majat dhe Korrupsion Qeveritar

584

Përkeqësimi i situatës ekonomike të Iranit ka ardhur për shkak të politikave anti-patriotike të regjimit klerikal dhe shpenzimit të fondeve iraniane për eksportin e terrorizmit, dhe për projektet bërthamore dhe të raketave nga ana e mullahëve. Për të gjitha problemet ekonomike të vendit, regjimi ia vë fajin sanksioneve ndërkombëtare, në mënyrë që të mbulojë korrupsionin e tij i cili e ka shkatërruar infrastrukturën ekonomike të vendit.

Si e kanë shkatërruar mullahët ekonominë e Iranit

Rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të nevojave bazë dhe zbulimet lidhur me gënjeshtrat e regjimit për sa i përket sanksioneve i kanë detyruar zyrtarët e regjimit, duke përfshirë liderin suprem, që ta pranojnë se çmimet e larta nuk kanë të bëjnë fare me sanksionet. Në grindjet e brendshme midis fraksioneve të regjimit, kanë dalë në sipërfaqe disa nga faktet e lidhura me politikat katastrofike ekonomike të regjimit. Po t’i hedhësh një sy mediave të regjimit, i kupton edhe më qartë përmasat e kësaj katastrofe. Për shembull, më 13 nëntor, radioja Farhang e regjimit transmetoi fjalimin e Ehsan Arkani, një anëtar i parlamentit të regjimit nga Neishabour, i cili tha:

“Ndonëse zona ime elektorale konsiderohet si qendra e industrisë, bujqësisë, dhe blegtorisë në Khorasan, njerëzit prapë vuajnë nga shumë probleme. Fermerët tanë vuajnë nga një mungesë input-i të gjësë së gjallë. Për sa i përket ujit bujqësor, nën pretekstin e menaxhimit të konsumimit të ujit, e ndërpremë ujin e puseve të thella nëpër fshatra për gjashtë muaj, dhe pastaj kur prodhimi dehidratohet, i lejojmë të korrin me kusht që të paguajnë për ujin. A është e drejtë kjo, a është ky menaxhim i ujit apo shitje e ujit?”