
E përditshmja Hamdeli në një rubrikë sot shkruan: “Vitet e fundit prania e të rinjve në arenat politike është dobësuar dhe kjo po evidentohet në numrin dhe llojet e aktiviteteve politike të universiteteve të ndryshme. Studentët dhe të rinjtë e vendit nuk janë më të interesuar apo të gatshëm të punojnë në fusha politike si moshatarët e tyre të viteve të mëparshme. Sigurisht, disa besojnë se rinia nuk ka shpresë për aktivitet. Mohammad Reza Khabbaz, një aktivist politik reformist, gjithashtu beson se “të rinjtë nuk janë më të gatshëm të angazhohen në aktivitete politike sepse janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre”.





