Friday, December 2, 2022

Ish-zyrtari Kritikon Ashpër Politikat Shkatërrimtarë të Ebrahim Raisit

Duke kritikuar retorikën e presidentit të regjimit iranian në lidhje me të ashtuquajturën rezistencë apo rritje ekonomike, Ali Sufi, një ish-guvernator i provincës Gilan tha për shtetëroren Baharnews: “Ndërsa njerëzit po vuajnë dhe po dalin në rrugë për të protestuar çdo ditë, është e qartë se çmimet në rritje, inflacioni dhe papunësia po përkeqësohen në vend që të përmirësohen. Të gjithë treguesit ekonomikë janë negativë dhe vetëm njerëzit (e zakonshëm) janë nën presion. Nuk ka asnjë bazë për të thënë gjëra të tilla si “ne do të neutralizojmë sanksionet”.

Sufi shtoi: “Për momentin, qeveria ka futur duart në xhepat e popullit. Fakti që qeveria thotë ‘duhet të mbështetemi në burimet e brendshme’ do të thotë që për shkak se Perëndimi nuk na lejon të shesim naftë, ne nuk do të kemi asnjë të ardhur nga nafta dhe do ta mbulojmë defiçitin e qeverisë me rritjen e taksave, inflacionin dhe çmimet e larta. Këta zotërinj po vuajnë aq shumë në këtë paefektshmëri saqë përdorin fjalë të tilla të pabaza.”