Friday, January 27, 2023

Donald Trump: Regjimi Iranian po e Bën ‘më të Vështirë për Mua që të Dëshiroj të Hyj në një Marrëveshje’

Shkruar nga Shahriar Kia 

Presidenti amerikan Donald Trump i qortoi rëndë të hënën agresionet e regjimit iranian në Gjirin Persik dhe tha se është gjithnjë e më e vështirë për të që ta marrë në konsideratë të negociuarit me Teheranin.

Presidenti Trump tha se regjimi iranian po tregon mungesë respekti ndaj SHBA-së përmes veprimeve të tij agresive në kanalet kryesore të transportit detar dhe përmes “propagandës.”

“Të them të drejtën, e kam gjithnjë e më të vështirë që të kem dëshirë për një marrëveshje me Iranin,” tha Presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë. “Shumë thjesht mund të shkojë edhe ndryshe.”

Presidenti Trump tha se regjimi i Iranit ka gënjyer kur ka thënë se ka kapur spiunë amerikanë.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se këta operativë janë arrestuar gjatë vitit kalendarik që mbaron në mars dhe se disa prej tyre janë dënuar me vdekje.

“Ata shpërndajnë propagandë, shpërndajnë gënjeshtra,” tha Presidenti Trump.

Në postime më të hershme në Twitter, z. Trump e krahasoi këtë me refuzimin nga ana e regjimit iranian të raporteve se Flota Amerikane rrëzoi një dron javën e shkuar.

Teherani tha se të gjitha mjetet e tij fluturuese janë të llogaritura, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka përshkruar në detaje se si është rrëzuar droni nga marinarët amerikanë në ngushticë.

Tensionet globale mbi sulmet e regjimit iranian kundër linjave të transportit detar janë të përqendruara në Ngushticën e Hormuzit, e cila mbart 20 përqind të ngarkesave të naftës në botë.

Të premten, regjimi iranian kapi një anije cisternë britanike, siç duket si shpagim për kapjen e një anijeje iraniane pranë Gjibraltarit, e cila dyshohej se po shkelte sanksionet.

Presidenti Trump është duke e paralajmëruar regjimin iranian që të tregohet i kujdesshëm mes këtyre tensioneve. Ai po ushtron “presion maksimal” mbi regjimin për ta detyruar të negociojë lidhur me ambiciet bërthamore të Teheranit.

 

Raporti i Iranit për kapjen e spiunëve të CIA-s është krejtësisht i rremë. E vërteta zero. Thjesht më shumë gënjeshtra e propagandë (si droni i tyre i rrëzuar) që shpërndahen nga një Regjim Fetar që po Dështon Keq dhe nuk ka ide se çfarë duhet të bëjë. Ekonomia e tyre ka vdekur, dhe do të bëhet edhe më keq. Irani është lëmsh fare!