Shkruar nga Mahmoud Hakamian
Një agjent i bashkisë nga Abdan, në provincën jugore Bushehr të Iranit, është kapur në video duke rrahur një fëmijë emigrant afgan i cili punonte si shitës rruge, të shtunën më 20 korrik.
Kjo sjellje brutale dhe çnjerëzore nga ana e agjentit të regjimit ka shkaktuar zemërim publik.
Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet lokale të regjimit u detyruan ta pranonin rrahjen dhe të premtonin se do të merrnin masa.
Situata e emigrantëve afganë në Iran është e dëshpëruar. Regjimi iranian i shfrytëzon ata dhe shumë prej burrave janë dërguar në Siri për të luftuar për regjimin e diktatorit Bashar Al Assad. Regjimi iranian u ka bërë premtime financiare për t’i nxitur këta njerëz që jetojnë pa dokumenta dhe pa të drejta. Regjimi iranian deklaron se afganët “dalin vullnetarë” për të luftuar për Iranin, por është e qartë që ata nuk shohin zgjidhje tjetër.