Nga Struan Stevenson
‘Mullahët e Iranit shtypin butonin e panikut’ është titulli i një artikulli informativ nga Struan Stevenson, coordinator i Fushatës për Ndryshimin në Iran, dhe ish anëtar i Parlamentit Europian, përfaqësues i Skocisë, kjo që vijon është një pjesë e artikullit që është publikuar nga UPI.
Përpjekjet e çala të Europës për të ruajtur Marrëveshjen Bërthamore të Iranit pas tërheqjes së Amerikës nuk janë dukur kurrë se mund të kenë sukses. Kompanitë e BE nuk duan të rrezikojnë zemërimin e Departamentit të Shtetit të SHBA duke shkelur sanksionet.
Tani, teksa paralajmërimet e reja të fuqishme të SHBA fillojnë të kafshojnë, regjimi iranian ka shtypur butonin e panikut. Gjatë fundjavës, Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohammad Javad Zarif e nxiti BE-në të ballafaqohet me SHBA-në dhe të “vërë në vend humbjet e Iranit.” Ndërhyrja e tij u pasua menjëherë nga lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili fajsoi BE-në që nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të mbuluar mungesat dhe kërcënoi të tërhiqej fare nga marrëveshja bërthamore.
Për të përforcuar kërcënimin e tij, Khamenei urdhëroi të fillojë puna në një qendër të re centrifugimi në vendndodhjen bërthamore Natanz. Kjo vendndodhje dhe programi bërthamor top sekret i regjimit u zbuluan për herë të parë nga opozita PMOI (MEK) në gusht 2002. Në të vërtetë, qe thirrja e PMOI për sanksione ndërkombëtare që e detyruan më në fund Iranin të pranojë marrëveshjen bërthamore.
BE duhet të përballet me realitetin. Mullahët e korruptuar e brutalë nuk do t’i ndryshojnë sjelljet e tyre. Ata janë kumbarët e terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme e në botë, dhe ujqërit nuk e harrojnë zakonin e tyre. Marrëveshja bërthamore e Obamës ishte një maskaradë. Regjimi iranian nuk e ka patur asnjëherë për qëllim të braktisë objektivin e tij për të ndërtuar armë bërthamore dhe ka vazhduar të zhvillojë sisteme raketash të afta për të lëshuar këto pajisje shkatërruese.
Në vend që të përpiqemi të gjejmë një paketë incentivash të cilat mund t’i tundojnë mullahët të qëndrojnë tek marrëveshja, ne duhet të mbështesim popullin iranian të cilët duan ta heqin qafe këtë diktaturë fashiste dhe të cilët duan që Irani të bëhet një partner paqësor dhe i begatë në familjen globale të kombeve.