Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 09 Qershor, 2018

838

  • Siguria Rajonale Kërcënohet nëse Irani Zihet Ngusht: Folësi i Parlamentit

Folësi i parlamentit iranian Ali Larijani tha të premten se siguria në Lindjen e Mesme mund të kërcënohet nëse Teheranit i shtohet trysnia nga Izraeli dhe Arabia Saudite.

Ai tha: “Izraeli dhe Arabia Saudite janë burimi i kaosit në rajon. Trekëndëshi keqdashës i Arabisë Saudite, Izraelit dhe Amerikës dëshiron ta kthejë rajonin në një skenë kaotike”. Televizioni shtetëror paraqiti Larijani-in duke u thënë demonstruesve “siguria e rajonit do të kërcënohet nëse ata e zënë ngusht Iranin.”

  • Zëvendës Komandanti i IRGC Thotë se Irani do ta Sulmonte Tel Avivin nëse Kërcënohet

Një zëvendës komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) Hossein Salami thotë që Irani i ka dërguar një mesazh Izraelit gjatë një sulmi ditët e fundit në Golan “duke lëshuar dhjetëra raketa,” duke i thënë Izraelit të mos reagojë ndaj sulmit “përndryshe Irani do të sulmonte Tel Avivin.”

Ai tha se sulmi iranian në malësitë e Golanit në maj ishte shpagim për sulmet e Izraelit mbi bazat iraniane në Siri, raportoi Agjensia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC, më 8 qershor.

  • Luftëtarët e Lidhur me Iranin Maskohen me Uniforma Siriane për të Shmangur Sulmet Izraelite, Thonë Rebelët

Regjimi Sirian po i maskon militantët e Iranit si luftëtarët e vet, sipas rebelëve, një mashtrim në fushën e betejës që duket i llogaritur për të shmangur sulme ajrore të mëtejshme nga Izraeli kundër iranianëve në Siri.

Pasi u dukën se po tërhiqeshin, karvanët ushtarakë të luftëtarëve libanezë të Hezbollah si dhe të tjerë militantë të mbështetur nga Irani janë rikthyer në provincat Daraa dhe Quneitra në jug-perëndim të Sirisë pranë Izraelit, të veshur me uniforma ushtarake siriane dhe nën flamuj sirianë, sipas shumë komandantëve rebelë.

  • E burgosura ngacmohet dhe i bëhet presion në shtratin e spitalit

Një grua e burgosur Yaresan-e e cila është shtruar rishtazi në spital në Teheran, mbahet nën presion nga rojat e sigurisë së burgut për të mbajtur prangat dhe zinxhirët.

Dr. Nazilla Noori, nga Dervishët Gonabadi, ka qenë e burgosur në Burgun Qarchak në Varamin që nga 20 shkurti, 2018. Pasi ka qenë subjekt i një torture mizore, ajo është aktualisht e shtruar në Spitalin Milad të Teheranit. Ajo është në pritje të një operacioni dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të veçantë.

  • Tre gra të tjera bëhën viktima të vetëvrasjes

Tre gra të tjera kryen vetëvrasje dhe humbën jetët ditët e fundit në tre qytete iraniane.

Të mërkurën, 6 qershor, 2018, një grua e re u hodh nga një urë në centralin elektrik të Azarshahr, në Provincën e Azerbaixhanit Lindor (në Iranin veri-perëndimor), dhe humbi jetën.

Nashimel Hosseini, një grua e re që punonte në Spitalin Towhid në Sanandaj, kryeqytet i Provincës Kurdistan në Iranin perëndimor, kreu vetëvrasje duke gëlltitur hapa. Ajo vdiq më 5 qershor, 2018, në spital.

Më 4 qershor, 2018, një grua e re më emrin Arezou Rahmani, dogji veten dhe vdiq në Ilam, kryeqytet i Provincës Ilam në Iranin perëndimor. Ajo ishte nga Fisi Khamis Malekshahi. Ajo pësoi djegie në 95 për qind të trupit, dhe si pasojë humbi jetën.