Monday, February 6, 2023

Iran: Grupet e të Drejtave të Njeriut Bëjnë Thirrje për Lirimin e të Burgosurve, Teksa një Shtypje më e Madhe Qëndron mbi Krye

Të enjten, organizata italiane e të drejtave të njeriut EveryOne lëshoi një deklaratë në partneritet me Monitoruesin e të Drejtave të Njeriut në Iran, duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë të arrestuar në Republikën Islamike të Iranit gjatë gjashtë muajve të kaluar.

Deklarata thekson “arrestimet e përhapura gjerësisht” dhe vrasjet e “të burgosurve të pambrojtur” që filluan gjatë “demonstratave mbarëkombëtare pro-demokracisë” të cilat nisën më 28 dhjetor, 2017. Protestat fillestare në qytetin Mashhad sollën protesta të tjera në afërsisht 140 qytete në të gjithë vendin. Në shumë prej këtyre demonstratave, pjesëmarrësit dëgjoheshin tek thërrisnin me slogane provokative si “vdekje diktatorit” dhe “vdekje Rouhanit,” duke iu referuar përkatësisht liderit suprem dhe presidentit të Iranit.

Duke u mbështetur në rrjetet e inteligjencës brenda Republikës Islamike, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka llogaritur se janë qëlluar për vdekje afërsisht 50 njerëz gjatë protestave, 8000 janë arrestuar, dhe të paktën 14 janë torturuar për vdekje gjatë kohës një burg.

Nuk dihet se sa nga 8,000 të arrestuarit janë ende në burg sot e kësaj dite, por edhe mes atyre që janë liruar me kusht, me qindra janë bërë rishtazi subjekt i akuzave, duke përfshirë akuzat mbi sigurinë kombëtare të cilat mund të çojnë në dënim me vdekje. Përpara se kryengritja mbarëkombëtare të shtypej në janar, përfaqësues të drejtësisë iraniane deklaruan se dënimi me vdekje do të ishte rezultati më i mundshëm për liderët e kësaj lëvizjeje.